Basha: S'do bojkotojmë zgjedhjet
pasi zgjedhje fasadë nuk do ketë

Basha: S'do bojkotojmë zgjedhjet<br />pasi zgjedhje fasadë nuk do ketë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh gjatë një takimi me gratë demokrate, me rastin e festës së 8 marsit, se opozita nuk do bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas tij, zgjedhje fasadë nuk do të ketë.
 
Nga çadra e protestës, Basha këmbënguli për vijimin e protestës në Bulevard, ndërsa tha se do të nisë dhe mosbindja civile si një tjetër mjet proteste.
 
"Vendimi i opozitës nuk është bojkoti i zgjedhjeve, sepse zgjedhje fasadë me krimin nuk do të ketë. Qytetarët janë të vendosur për rezistencë civile, mosbindje civile. Ngule në mendje, zgjedhje fasadë nuk do të ketë në Shqipëri. I ke bërë hesapet pa popullin, populli është këtu, vendimi është marrë, zbrit me këmbë në tokë shqiptarët nuk i dorëzohen më dëshpërimit. Askush nuk do të vrasë më veten për bëmat e republikës tënde, të gjithë bashkë do të vrasim republikën e vjetër dhe do t'u japim shqiptarëve atë që duan, republikën e re", u shpreh Basha.
 
Ai tha se opozita ka mbështetjen e SHBA-së në kauzën e saj për zgjedhjet.
 
"Kemi marrë dhe vazhdojmë të marrim përkrahje për zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Basha.
 
PD zhvilloi mesditën e kësaj të mërkure një mbledhje me aleatët në selinë blu, ku është rënë dakord për të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk do të ketë qeveri teknike.
 
Gjashtë partitë aleatë të cilat u regjistruan në KQZ dy ditë më parë, kanë njoftuar çregjistrimin, duke iu bashkuar kështu bojkotit të paralajmëruar nga kryetari demokrat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg