Basha: S'do lejojmë zhvillimin
e zgjedhjeve pa qeveri teknike

Basha: S'do lejojmë zhvillimin<br />e zgjedhjeve pa qeveri teknike
Protesta me turne e opozitës shqiptare për krijimin e një qeverie teknike, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ka hyrë sot në ditën e katërt.

Ndryshe nga dita e parë dhe e dytë, në ditën e tretë, mbështetësit brenda dhe jashtë çadrës së ngritur para Kryeministrisë, kanë qenë më të pakët.

Edhe pse organizatorët e protestës kanë bërë një grafik me njerëzit e tyre, duke përcaktuar turnet që ata duhet të kalojnë në çadër, në ditën e tretë, protestës i janë bashkuar më shumë kureshtar që kalonin në bulevard.

Ora 19:55 Basha: Nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve pa qeveri teknike
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me eurodeputetin Fleckenstein ka deklaruar se nuk do të lejojë që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 18 qershor nëse nuk do të krijohet qeveri teknike.
 
Ai u shpreh se informoi eurodeputetin për kërcënimin e votës së lirë nga krimi dhe droga dhe se nuk do të tërhiqet nga kauza për qeverinë teknike.
 
"Ose zgjedhje të lira ose qëndresë, nuk do të ketë zgjedhje fasadë dhe me krimin me drogë, nuk do ti lejojmë" deklaroi ai.
 
I pyetur për bllokimin e procesit të reformës në drejtësi me bojkotin e Kuvendit, Basha tha se PD u përjashtua që në shtator nga shumica Rama-Meta që miratuan 7 ligjet pa konsensus dhe se tani emergjente për shqiptarët janë zgjedhjet e lira.
 
"PD është krenare për kontributin që ka dhënë për miratimin e reformës në drejtësi.
 
Shumica Rama-Meta premtoi konsensus për 7 ligjet dhe sot nuk ka si ta drejtojë gishtin nga opozita, ishte shumica që përjashtoi opozitën nga hartimi i 7 ligjeve.
 
Reforma u pengua kur 7 ligjet u kaluan duke përjashtuar opozitën, kur e përjashton cfarë i kërkon asaj, ne jemi përjashtuar që prej shtatorit.
 
Tani, 4 muaj para zgjedhjeve problemi jetik i shqiptarëve është zgjedhja e lirë
' tha ai.

Kërkesës së eurodeputetit për rikthim në Kuvend, Basha iu përgjigj duke thënë se do të realizohet vetëm kur të krijohet qeveria teknike, pasi vendi është në kolaps nga krimi dhe droga.
knut vlahutin te basha
knut vlahutin te basha
 Basha gjatë takimit me Vlahutin dhe Fleckenstein

 Pjesë nga fjala e Bashës
Biseduam për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi kërcënohen nga krimi dhe droga, nga korrupsioni dhe shit blerja e votës, mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, lirimi i bandave me urdhër të qeverisë.
 
Jemi në një situatë kolapsi dhe i vetmi qëndron në këmbë është qeveria. Në këto kushte i shpjegova vendimin që kemi marrë për një qeveri teknike, ku partitë të shprehin vullnetin për të punuar së bashku.
 
Ndaj opozita është e bashkuar deri në realizimin e këtij qëllimi. Vendosmëri për të mos u zbrapsur.
 
Nuk do të jemi pjesë e një parlamenti fasadë deri në një qeveri teknike.
 
Në këtë parlament fasadë sa kohë që zgjedhjet janë në rrezik, do të kthehemi kur një qeveri do të garantojnë zgjedhjet e lira.
 
E falenderova për rezolutën e PE për Shqipërinë. E informova për zhvillimet dhe kauzën tonë.
 
PD është krenare për kontributin që ka dhënë për miratimin. Shumica Rama-Meta premtoi koncensus për 7 ligjet dhe sot nuk ka si ta drejtojë gishtin nga opozita, ishte shumica që përjashtoi opozitën nga hartimi i 7 ligjeve.
 
Sot jetike është zgjedhja e lirë.
 
Reforma u pengua kur 7 ligjet u kaluan duke përjashtuar opozitën, kur e përjashton cfarë i kërkon asaj, ne jemi përjashtuar që prej shtatorit.
 
Tani, 4 muaj para zgjedhjeve problemi jetik i shqiptarëve është zgjedhja e lirë.
 
Asnjë fasadë dhe zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike.
 
Ose zgjedhje të lira ose qëndresë, nuk do të ketë zgjedhje fasadë dhe me krimin me drogë, nuk do ti lejojmë.



 
Ora 18:22 Basha: Zero negociata, nuk i lutemi askujt, qeveri teknike
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sërish një fjalim para protestuesve në çadrën përballë godinës së qeverisë duke deklaruar se do të ketë zero negociata për kushtin e vetëm që sipas tyre është largimi i qeverisë Rama.
 
Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gratë në tendën e protestës u shpreh gjithashtu se nuk do t'i luten askujt.
 
"Zero negociatë, do t’i shkojmë deri në fund të qëllimit tonë. Vetëm me zgjedhje të lira PD është e gatshme të konkurrojë
 
Do të qëndrojmë deri në realizimin e qëllimit tonë, që është krijimi i qeverisë teknike për zgjedhje të lira.
 
Ne nuk jemi këtu për t'iu lutur atyre, do të na luten ata ne, por bëjnë mirë që t'i thërrasin mendjen para se të jetë vonë
"tha ai.

Edhe pse nuk dihet se kujt i drejtohej konkretisht deklarata, duket se ka qenë për kreun e LSI, pasi prej ditësh nuk kanë munguar ftesat nga opozita për Ilir Metën, që të largohet nga koalicioni me Metën.
lulzim basha
Ora 12:40 Basha: Protestën ta shtrijmë anembanë Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar këtë të martë nga çadra përpara kryeministrisë, se protesta e cila po vijon prej 4 ditësh, duhet të shtrihet anembanë Shqiprisë.
 
''Këtë protestë ne do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë, sepse ne duam zgjedhje të lira dhe ndershme'',-u shpreh Basha.
 
Ai shtoi më tej se vetëm rrëzimi i qeverisë mund të mundësojë zgjedhje të lira dhe ndershme.
 
''Ka ardhur koha që të rrëzojmë qeverinë. Rrëzimi i kësaj qeverie, do i hapë rrugën realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Unë kërkoj me vendosmëri të respektohet vullneti i popullit për zgjedhje të lira'',-vijoi më tej kreu i opozitës. 

Ora 09:00 Halimi: Rama mashtron, ne nuk po bllokojmë Vetingut
“Është mashtrim i Edi Ramës që ne duam të bllokojmë Vetingun. Nuk ka në axhendën e parlamentit asnjë hap për t’u votuar në lidhje me reformën në drejtësi. Për Lulzim Bashën është shumë e qartë, rrugë kthimi pas nuk ka”. Kështu u shpreh nga çadra e protestës të cilën e quajnë ‘Çadra e Lirisë’ , Eduart Halimi i cili ka theksuar qëllimet e protestës duke u ndalur dhe tek Dekriminalizimi.

Sipas tij, është e patolerueshme që njerëz si Armando Prenga që kanë përdorur nga 10 emra pë rt’ju fshehur ligjit të qëndrojnë ende deputetë në parlament. Po kështu, Halimi iu referua dhe rastit Elvis Roshi.

Parlamenti është strehë e trafikantëve, çdo ditë dalin deputetë trafikantë të cilët kanë 10 emra. Fakt i pamohueshëm që parlamenti është strehë e krimit. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se një qeveri që është strehë e krimit nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri e lidhur me trafikantët që janë kryetar bashkie e përfaqësues të qyteteve tregojnë që nuk mund të bëjmë zgjedhje të lira. Gjatë këtyre 4 viteve opozita kërkoi që në mënyrë institucionale të zgjidhej bëmë ligjin e dekriminalizmit po nuk po funksionon. Rama e ka çuar ligjin në Gjykatë Kushtetues sepse Rama është Roshi. Rama nxori KQZ para dy ditësh dhe tha që Armando Prenga është i pafajshëm. Po i ikin 5 deputetë që ka me rekorde kriminale nuk mund të qëndrojë më qeveria. Ahmetaj del me trafikantin e prostitutave dhe drogës dhe thotë që do bëjmë zgjedhje të ndershme. Fleckenstein ka të drejtë se thotë që do të jetë e vështirë. 4 vjet në opozitë kemi bërë beteje dhe është shumë e vështirë sepse nuk ia kemi dalë dot të ndajmë krimin nga opozita. Prova ka plot, 5 deputetë me rekorde kriminale dhe 11 të tjerë. A ka eurodeputë që të thotë, po mo trafikanti Elvis Roshi dhe ministri mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme?


 
Si kalohet koha ne proteste
Megjithatë, për të maksimalizuar numrin e pjesëmarrësve, opozita ka hequr dorë nga forma klasike e protestës, duke i dhënë kësaj të fundit një natyrë argëtuese.

Protestuesit i kalojnë turnet duke luajtur letra, shah dhe domino, ndërsa herë pas here marrin fjalën për të mbajtur lart atmosferën dhe moralin. Po ashtu, brenda çadrës dëgjohet muzikë e lartë, ndërsa protestuesit hyjnë dhe dalin duke konsumuar pije, duhan dhe ushqime.

Organizatorët janë kujdesuar edhe për detaje të tjera, duke krijuar të gjitha kushte. Brenda çadrës janë ndezur gjatë gjithë natës ngrohëset me gaz. Herë pas here në çadër janë shfaqur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, familjarë të tij, deputetë të PD dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Opozita shqiptare ka intensifikuar kërcënimet dhe paralajmërimet në adresë të qeverisë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar dje përshkallëzimin e protestës, me qëllim detyrimin e mazhorancës që të dorëzojë pushtetin.

Duke nisur që nga kryetari Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha e deri tek deputetët kanë ritheksuar dje se nuk do të ketë kthim pas në aksionin për largimin e qeverisë. Po ashtu, edhe deputetët Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana kanë deklaruar se protesta do të përshkallëzohet, duke se shtuar se nuk do të lëvizin nga vendi deri në realizimin e qëllimit.

Ndërkaq, deputetë të tjerë si Aldo Bumçi kanë deklaruar se nuk përjashtohen as elementet e tjerë, për të diktuar krijimin e një qeverie teknike. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të përdoren të gjitha nga 52 format e mosbindjes civile. Opozita thotë se i ka përmbajtur protestuesit, pasi në të kundërt kryeministri nuk mund të hynte në zyrë.

Me interes të madh është pritur reagimi i ndërkombëtarëve pas radikalizimit të aksionit të Pastrisë Demokratike. Ndryshe nga pritshmëritë e opozitës, faktori ndërkombëtar ka treguar një indiferentizëm të pazakontë.

Përpos një qëndrimi të raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili tha se opozita ka gjithmonë frikë para zgjedhjeve, faktori ndërkombëtar vijon të heshtë. Edhe pse sot protesta e PD ka hyrë në ditën e katërt, nuk ka qoftë edhe një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, as në mbështetje dhe as kundër Partisë Demokratike.

Heshtja e faktorit ndërkombëtar është në kontrast me lëvizjet intensive dhe deklaratat e 8 viteve më parë, kur Partia Socialiste nisi një grevë masive uri, pikërisht para Kryeministrisë.  

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik