Basha: S'e dua KQZ, Biba idiot!
PD s'do regjistrohet në zgjedhje

Basha: S'e dua KQZ, Biba idiot!<br />PD s'do regjistrohet në zgjedhje
Deklarata e kryetarit të KQZ-së Denar Biba për gazetën Shqiptarja.com ku shprehet se ka për t’i dhënë dhe 19 ditë kohë Partisë Demokratike, nuk është pritur mirë nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili sot ka lëshuar një lumë akuzash dhe fyerjesh në adresë të kreut të KQZ-së.

Basha tha se Rama po mundohet të shpëtojë duke ofruar KQZ, por propozimi nuk do të pranohet.
 
"Asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Rama mundohet të shpëtojë duke thënë iu jap KQZ, por për çfarë duhet KQZ kur ti ke krimin dhe drogën.
 
KQZ është kukull me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm, që thotë se jam gati të shtyj datën e regjistrimit.
 
O Denar Biba je kryetari i KQZ, jo Papa i Vatikanit. Se kështu i bie që edhe ky të na bekojë kanabisin dhe të thotë është rigon dhe jo kanabis.
 
Data e regjistrimit skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë
" u shpreh Basha.



Fjala e Bashës sot në çadër
Kanë kaluar 12 orë nga vrasja e Artan Cukut dhe të vetmit që nuk kanë reaguar janë Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri i vendit.
 
Kur pi shishe vere që bëjnë sa 10 pensione mesatare, prandaj të duken mjeranë këta që mblidhen këtu.
 
Të paralajmëroj mos i fryshë zjarrit të përcarjes me parrulat e tua raciste. Hiq dorë nga kërcënimi ndaj opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të bashkuar.
 
Luftë, përplasje civile për të mbrojtur karrigen tënde kurë nuk do të ketë në Shqipëri.
 
Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, pasi sikur e the ti janë të mjerë, sepse të mjerë e bëri ti vendin.
 
Asnjë zgjidhje tjetër përvec largimit të kryeministrit. Rama mundohet të shpëtojë duke thënë iu jap KQZ, por për cafrë duhet KQZ kur ti ke krimin dhe drogën.
 
KQZ është kukull me këtë kryetar idiot dhe të papërgjegjshëm, që thotë se jam gati të shtyj datën e regjistirmit.
 
O Denar Biba je kryetari i KQZ, jo Papa i Vatikanit. Se kështu i bie që edhe ky të na bekojë kanabisin dhe të thotë është rigon dhe jo kanabis.
 
Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë.
 
Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur, socialistët e ndershëm të rrijnë rehat se edhe PS do të clirohet nga krimi që e ka marrë peng.
 
Rama nuk ka guxim të thotë një fjalës për magazinën me 12 ton kanabis në Përmet dhe për vrasjen e Artan Cukut.
 
Thua per ne qe kemi 50 dite qe nuk lahemi. 50 ditë mos kesh vetë pa bërë dush ti, se kështu thonë ata që të kanë sjellë nga Parisi.
 
Ne kemi vendosur të rrimë këtu që të shporrim njëherë e mirë nga pushteti.
 
Ndaj shpresoj që të kthjellohesh se ne të mjerët jemi 3 milionë përballë një cete kusarësh përballë Ramës me 40 hajdutë.
 
Përballë do të jetë fatale për krimin, por paqësore dhe demokratike, ndaj hiq dorë nga përçarja dhe kërcënimet.


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg