Basha shmang reformën
territoriale, flet për Tatimet
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se po i shmanget thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe partive parlamentare të cilat janë në mazhorancë për të bashkëpunuar në reformën territoriale.
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se po i shmanget thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe partive parlamentare të cilat janë në mazhorancë për të bashkëpunuar në reformën territoriale. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar demokrat Basha nuk e përmendi fare çështjen e reformës administrative duke e fokusuar të gjihtë fjalën e tij tek çështja e serverave të “Tatimeve”. Sipas Bashës ne Drejtorinë e Përgjithshem të Taimeve është bërë një akt kriminal i cili duhet të hetohet sa më parë.
“Ky skandal ngre pikëpyetje e dyshime të rënda për qëllimet e kryerjes që duhet të zbardhen patjetër, por akoma më tej, është një skandal që ngërthen raportin e shprishur të dyshes Rama e Meta me sundimin e ligjit, që duan ta zëvendësojnë me çdo kusht me sundimin e tyre, me vijimësinë e shtetit nga një qeveri në tjetrën si parim i qëndrueshmërisë, parim i cili për ditë, javë, muaj është provuar se po injorohet me mendësi të vjetër e të rrezikshme, që sjell në vëmendjen e njerëzve zakonet e kaçakëve dhe mafias”,- theksoi Basha. Në vijim të fjalës së tij, kreu i demokratëve pohoi se PD do të çoj në Gjykatën Kushtetuese qeverinë për shkeljet që janë bërë në Policinë e Shtetit.
“Duam të njoftojmë opinionin publik se gjatë kësaj jave Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkeljen e legjislacionit dhe zbatimin e tij për çështje të rendit dhe sigurisë publike në dritën e shkarkimeve, transferimeve, veprimeve të paligjshme në kuadër të policisë së Shtetit dhe efektet që kjo ka për rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë”,- tha kryetari i PD-së.
Plotësimi i MandateveKomisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i jap sot mandatin e deputetit Arben Ndokës të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës dhe Bujar Derventi të LSI-së në qarkun e Durrësit. Vendimi i
KQZ-së vjen pas vakancës së krijuar nga dorëzimi i mandatit të Kodhelit dhe Kokës.
Berisha: Fyle filoserbIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha theksoi në një editorial në “facebook” se ai ishte kundër bashkimi të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimorë pasi sipas tij, Shqipëria duhet ti ketë sytë nga Brukseli. Ai pohoi se kjo nsimë është mbështetur nga Komisioneri Fyle për shkak se ai është filoserb.
Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.6%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32