TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, sipas së cilit ka varfëruar shqiptarët.

Basha i referohet të dhënave të publikuara nga EUROSTAT, sipas së cilit tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë.

Nisur nga kjo, Basha premton se me ardhjen e tij në pushtet do të luftojë monopolet dhe klientelizmin, e për pasojë edhe do të ulet çmimi i ushqimeve bazë.

"Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj", shkruan Basha.