Basha: Sonte performon Filarmonia e
Tiranës, promovim talenteve të reja
Filarmonia e Tiranës do të përformojë për herë të parë mbrëmjen e sotme në sallën e Universitetit të Arteve. Këtë e ka njoftuar kryebashkiaku Lulzim Basha në rrjetin social “Facebook, duke e quajtur një premtim të mbajtur.
TIRANE- Filarmonia e Tiranës do të përformojë për herë të parë mbrëmjen e sotme në sallën e Universitetit të Arteve. Këtë e ka njoftuar kryebashkiaku Lulzim Basha në rrjetin social “Facebook, duke e quajtur një premtim të mbajtur. Në këtë koncert, ku e ftuar nderi është mezzo-sopranoja me një karrierë botërore, Enkeleida Shkoza, do të interpretohen vepra nga Mozart, Verdi dhe Bizet. Ndërkaq, filarmonia do të dirigjohet nga një prej dirigjentëve më të njohur francezë, Jean-Michel Ferran.
Ditën e sotme, mezzo -sopranoja Enkeleida Shkoza dhe dirigjenti, njëherësh drejtor artistik i Filarmonisë së Tiranës Jean Michel Ferran janë pritur në një takim nga kryebashkiaku Lulzim Basha.
“Prania juaj sot në këtë koncert të parë të Filarmonisë së Tiranës, jam i sigurt që do të jetë një ogur i mirë për vazhdimësinë dhe suksesin e saj. Asgjë nuk është mjaft për të mbështetur dhe inkurajuar talentet e shumta që ka sot Shqipëria dhe që ashtu si ju, po shkëlqejnë në skenat me prestigjioze botërore. Unë kam qenë dhe jam i vendosur të bëj gjithçka që kemi mundësi, për të inkurajuar dhe dhënë mundësi të rinjve të shprehin talentin e tyre”, tha Basha.
Ndërsa mezzo-sopranoja Enkeleida Shkoza ka shprehur kënaqësinë që do të jetë ajo, këngëtarja e parë që do të performojë me Filarmoninë e Tiranës.
“Ky është një mesazh i madh për të rinjtë e talentuar shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi për të vënë në skenë talentin e tyre. Në këtë kohë kur kriza ka prekur artin, të ndërmarrësh një iniciativë të tillë si Filarmonia e Tiranës është diçka e veçantë dhe duhet përgëzuar”, theksoi Shkoza.
Duke i bërë të ditur Lulzim Bashës se Filarmonia e Tiranës është përzgjedhur për të performuar në Operën e Bordosë dhe në prill në Milano, dirigjenti Jean Michel Ferran i cili është drejtor i konservatorit në Paris, kompozitor dhe pianist, ka vlerësuar talentet e Filarmonisë së Tiranës.
Lidhur me këtë, kryebashkiaku Basha ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim afatgjatë, duke e konsideruar ndihmën e artistëve shqiptarë me famë botërore, një shtysë të madhe për vazhdimësinë dhe suksesin e Filarmonisë.
Dirigjentë dhe solistë nga vende si Franca, Anglia, Italia, Gjermania, Austria etj do të jenë pjesë e koncerteve të Filarmonisë së Tiranës në muajt në vijim, sikundër artistë shqiptarë me famë botërore kanë shprehur gatishmërinë për të performuar me këtë Filarmoni.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
43.8%
-
Njësoj
18.7%
Vota total: 498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58