Basha: Sot nis përshkallëzimi i
protestave, Kavaja beteja e parë
'Mocioni' Basha, Balla përgjigje Blushit
Manja: Shqiptarët s'rendin pas marrëzive

Basha: Sot nis përshkallëzimi i<br />protestave, Kavaja beteja e parë<br />'Mocioni' Basha, Balla përgjigje Blushit<br />Manja: Shqiptarët s'rendin pas marrëzive
Kryetari i PD, Lulzim Basha një ditë pas dështimit negociatave me zyrtarin e PPE dhe raportuesin për Shqipërinë në PE, nga çadra mes Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, deklaroi se që sot kjo lëvizje bëhet gati të shtrihet në të gjithë vendin, ndërsa javën tjetër nis bashkimi i armatave paqësore dhe fushë beteja e parë do të jetë Kavaja.
 
Sipas liderit demokrat koha për ta zgjidhur me dialog krizën po shkon drejt fundit, ndërsa aksioni i përshkallëzuar i opozitës do të jetë përmes akteve të mosbindjes civile nga Veriu në Jug.

"Duke nisur nga sot, kjo lëvizje bëhet gati të shtrihet dhe të çlirojë sheshet dhe rrugët përmes një aksioni të përshkallëzuar, përmes akteve të mosbindjes civile, që do të shpalosen njëri pas tjetrit.
 
Votime pa opozitën nuk do të ketë, javën tjetër nis bashkimi i armatave paqësore nga Jugu në Veri, fushë beteja jonë e parë dhe fitorja e parë është Kavaja.
 
Le të bashkohemi me bashkimin e javës që vjen në cdo qytet dhe qark, në Tiranë, Kavajë për t'i treguar botës se ky vend ka Zot qytetarët, jo krimin e drogën.
 
Të gjithë bashkë në një bashkim më të madh se 18 shkurti do të përballemi për të fituar betejën tonë
" deklaroi Basha.
 
Negociatat, Basha: Rama dorëzoi ministrat, por duam Kryeministër teknik
Lulzim Basha para çadrës foli edhe për propozimet e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se Rama dje dorëzoi disa ministra dhe drejtues institucionesh, por ai shprehu vendosmërinë për qeveri me Kryeministër teknik për zgjedhje të lira.
 
"Shpartallim dhe çmontim të organizatës kriminale, e kartelit të drogës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira me votim elektronik me një qeveri teknike
 
Dje Edi Rama e bëri të qartë se është gati të dorëzojë ministrat e tij dhe kreun e KQZ, zyrtarë në polici e kudo tjetër, por nuk është gati që të dorëzojë karrigen e tij.
 
Merri ca problemi ka, merr këtë atë, merr e jep, jap e marr, kështu e kanë mendjen.
 
Kështu funksionon edhe pazari i peshkut të qelbur nga koka, që të bëjmë pazarin me Ramën dhe të braktisim ëndrrën për një Republikë të re.
 
Kjo është ëndrra e një nate vere nga Rama dhe Meta, por që nuk do të bëhet realitet.
 
Unë dhe PD jemi të vendosur të qëndrojmë fuqimisht krah qytetarëve protestuesve deri në plotësimin e plotë dhe total të kërkesave që populli ka shtruar për zgjidhje.
 
Ne nuk duam pushtet në tavolinë, nuk kemi kërkuar dhe as nuk do të pranojmë, as poste ministrash, as post Presidenti, asnjë post për të bërë kompromis të ndyrë në kurriz të zgjedhjeve të lira.
 
Kemi kërkuar qeveri me kryeministër dhe ministra teknike, nuk kemi qenë përjashtues, iu kemi propozuar, që propozimet për emrin e kryeministrit teknik të vijnë nga ata dhe e miratojmë ne
"tha Basha.
 
Basha: Qeveria vazhdon të vjedhë shqiptarët me koncesione
Më pas Basha ka vijuar me akuzat për qeverinë për vjedhjen përmes koncesioneve nga trafikantët dhe përdhunuesit sipas tij.
 
Kryeopozitari ka theksuar se taksat janë shtuar, por qeveria nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet e varfra dhe ka hequr nga skema 40 mijë familje.
 
"Qeveria po vjedh paratë e shqiptarëve përmes trafikantëve, përdhunuesve dhe hajdutëve. Vilma Nushi koncesionin e radhes me vlere 100 milione Euro.
 
Ky është realiteti i 4-vjeçar i Rilindjes së krimit. Por sot dicka e madhe ka ndryshuar, shqiptarët që janë ngritur tashmë janë bashkuar dhe kështu do të qëndrojnë deri në fitoren e kauzës tonë.
 
Kauza e shqiptarëve është që burimet e tyre natyrore ti shërbejnë një populli të tërë dhe jo të një klike të korruptuarish që përfitojnë tash 4 vite.
 
Kjo është një kauz e drejtë te Zoti, rikthimi i shpresës. Ekonominë e kanë marrë peng oligarkët.
 
Siguria është zeruar, sepse rendin e ka në dorë krimi dhe trafikantët me komandant Edi Ramën.
 
Taksat janë shtuar, por qeveria nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet e varfra dhe ka hequr nga skema 40 mijë familje.
 
Se kur e blen palmën 600 euro sigurisht që nuk ka para, se kur e blen shishen e verës që pi me kriminelet sa 10 pensione sigurisht që nuk ke para.
 
Rama investon për buzëkuqin e Rilindjes urbane për 600 mln euro dhe pjesa tjetër janë në mjerim dhe investimet dalin skarco
" tha ai.


dy.b/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg