TIRANË- “Fryma antikushtetuese e antiligjore që po intensifikon përditë me sulmet e saj qeveria shqiptare, ka sjellë si pasojë rritjen e pasigurisë së shqiptarëve, shpërthimin e indicieve të krimit. E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë absurde është insistimi i aleatëve dhe partnerëve tanë euroatlantike në ruajtjen e standardeve të arritura, që kjo qeveri po përpiqet t’i zhbëjë çdo ditë”.

Kështu është shprehur mes të tjerave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim që ka pasur sot në Tiranë me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ola Svenningsson.

Sipas një deklarate për shtyp të PD, Ola Svenningsson nga ana e tij rikonfirmioi punën e mirë që është bërë nga qeverisja e Partisë Demokratike gjatë 8 viteve duke thënë se “e njëjta punë e mirë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Në këtë kontekst, Drejtori Svenningsson shprehu keqardhjen për “mosmarrjen e statusit të vendit kandidat çka përbënte surprise, duke marrë në konsideratë faktin që atmosfera dhe gjasat përpara muajit dhjetor ishin tërësisht pozitive”.
Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se “klima bllokuese e ish-opozitës është zëvendësuar tashmë me një fushatë sulmesh gjithnjë e në rritje kundër standardeve demokratike dhe shtetit të së drejtës”.

“Kjo fushatë, theksoi kryetari Basha,- e cila filloi me zhbërjen e konsensusit për ligjin ‘Për Statusin e Nëpunësit Civil’, ka shkaktuar një shqetësim mbarëpopullor për revanshin ndaj administratës profesioniste publike dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë, për politizimin dhe paralizimin e Policisë së Shtetit përmes shkarkimeve në kundërshtim me ligjit të oficerëve dhe drejtuesve profesionistë, për sulmin e paprecedent në shkelje të Kushtetutës dhe parimit demokratik të check and ballance ndaj institucioneve të pavarura, si ILDKP dhe AMA, presionin politik ndaj gjyqësorit dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave kushtetuese të opozitës shqiptare”.

“Fryma antikushtetuese e antiligjore që po intensifikon përditë me sulmet e saj qeveria shqiptare, ka sjellë si pasojë rritjen e pasigurisë së shqiptarëve për lirinë, jetën dhe pronën e tyre, shpërthimin e indicieve të krimit të të gjitha llojeve dhe hapa pas në standardet e arritura me aq mund nga shqiptarët gjatë këtyre viteve”, tha Basha. Ai ka theksuar se “e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë absurde është insistimi i aleatëve dhe partnerëve tanë euroatlantike në ruajtjen e standardeve të arritura, që kjo qeveri po përpiqet t’i zhbëjë çdo ditë”.
 
 “Fryma antikushtetuese e anti-ligjore e kësaj mazhorance, - nënvizoi Basha, - shënoi kulmin me skandalin e vjedhjes se miliona deklaratave konfidenciale tëtatimpaguesve shqiptare dhe me blerjen në mes të ditës së votës të lirë të qytetarëve në zgjedhjet vendore në Korçë”.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ola Svenningsson shoqërohej në takim nga i ngarkuari me punë i Suedisë në Shqipëri Patrik Svensson dhe i ngarkuari për Shqipërinë në MPJ të Suedise, Mats Nyström.

Kryetari Basha i shprehu Drejtorit Svenningsson mirënjohjen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 
Basha iu përgjigj komenteve vlerësuese të Drejtorit Svenningsson, duke theksuar se”ishte mbështetja e vendosur dhe pa asnjë ekuivok e shqiptarëve ndaj projektit madhor të anëtarësimit në BE, e cila ka përbërë shtysën vendimtare në hapat e hedhur përpara në këtë proces”.

Basha shprehu keqardhjen që, “për shak të bllokimit të opozitës së atëhershme dhe tashmë qeverisë Rama, hapat e mëtejshëm në këtë proces madhor u vonuan për më shumë se 2 vjet.”

“Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë në mënyrë të pakushtëzuar procesin e integrimit europian të vendit, por ne jemi të shqetësuar për kursin e qeverisë që bie ndesh me këtë aspiratë kombëtare”, tha Basha.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)