Basha sulmon KE-në: Dëgjomëni mua, sa erdha nga Berlini me informacione të freskëta

Lulzim Basha ka sulmuar Komisionin Europian që sipas tij ka zbukuruar raportet për Shqipërinë duke mos treguar të vërtetën e asaj që po ndodhte në Shqipëri.  "Në orën 13:00 erdha nga Berlini me informacionet më të freskëta. Është e vërtetë që mbizotëron mosbesim me vendet anëtare në raport me raportet e KE për zgjerimin, konsiderohen të zbukuruara, nuk paraqesin realitetin.

Këtë tha edhe Holanda kur u shpreh se në rast e Maqedonisë ishin dakord, për Shqipërinë, krimi, korrupsioni dhe ndarja e pushtetit i ndalonin për hapjen e negociatave, në raport të qartë me raportin e zbukuruar të KE-së. Franca shikon cdo ditë problemin e azilkërkuesve.

Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrtimin në raportin e KE-së dhe kjo e shtyu Bundestagun të bënte vlerësimin e vet, e bënë edhe për Serbinë para ca vitesh, i njëjti person Krishbaun. Në vend që të bënin detyrat këta përqafoheshin dhe putheshin me komisionerin për zgjerimin dhe Mogerinin" tha Basha.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore me ndërkombëtarët? Tërhiqet Lulzim Basha: Të huajt, jo si drejtues, i duam të japin ekspertizë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës