Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën: Treshja kërkon të më largojë, por unë do t’i luftojë, s’i largohem betejës

Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën: Treshja kërkon të më largojë, por unë do t’i luftojë, s’i largohem betejës

Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj trekëndëshit të së keqes, që kryedemokrati përfshin Ramën-Berishën-Metës, ndërsa thotë se ato po pasurohen në kurriz të shumicës. Basha deklaron se treshja kërkon ta largojë, por që nuk do të ndodh pasi ai do luftojë të keqen që ka pushtuar vendin.

“Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët. Kjo është një diktaturë e re, diktaturë e një pakice të re. i ka themelet shumë të dobëta. Pse? Sepse nuk ka asnjë kauzë morale. Qëllimi i vetëm është që një pakicë të pasurohet e të fuqizohet financiarisht dhe politikisht në kurriz të shumicës. Dhe është e fortë aq kohë sa është i dobët vullneti ynë për të qenë bashkë për ta luftuar dhe larguar. Në momentin që vullneti ynë është i pathyeshëm, në momentin që jemi të gjithë bashkë, nuk i ikim betejës, por thërrasim në këtë betejë një shoqe, një shok më shumë dhe themi mos e mbaj zemërimin brenda, mos e shfryj në kafene, mos ia shfryj shokut dhe mikut, shoqes, prindërve. Mos ik, por qëndro dhe lufto atëherë kjo pakicë nuk ka të ardhme. Ndërsa Shqipëria ka të ardhmen që meriton”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha zbret në bazë, takon të rinjtë: Politika nuk njeh karrige të përjetshme dhe të salduara! FRPD u kthye në principatë me një feudal, mos e lejoni më (VIDEO)


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja