Basha takim me Haradinajn: Në dialogun Kosovë-Serbi i domosdoshëm koordinimi mes SHBA dhe BE
Lulzim Basha dhe Ramush Haradinaj
Basha gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Basha tha se gjatë bisedës vëllazërore shkëmbyen ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova. Temë e diskutimit të tyre ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, që sipas Bashës është i domosdoshëm koordinimi mes partnerëve strategjikë SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
"Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme. Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës. Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t'i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare. Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t'i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit", tha Basha.
Lajmi kryesor:
Vizita në Kosovë, Basha: Kur të bëhem kryeministër do të heq tarifën në Rrugën e Kombit (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.1%
Vota total: 1506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor, 10:02
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59