Gjatë vizitës në Kosovë, Basha zhvilloi një takim edhe me kryetarin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limajn. Ai tha se rikonfirmon qëndrimin dhe gatishmërinë e tij personale dhe të PD-së për të qëndruar në dispozicion e në mbështetje të vendimeve të institucioneve dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale.
"Gjithmonë kënaqësi të kem mundësinë të takohem me Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e, më pas, e ka vazhduar sakrificën e tij personale duke qenë i pari në kalvarin e atyre, që lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u është dashur ta mbrojnë edhe pas përfundimit të luftës, edhe pas shpalljes së pavarësisë. Vizita ime te kryetari i Nismës nuk është thjesht dhe vetëm në kuadrin e takimeve me kryetarët e partive politike në Kosovë, por është dhe rikthim tek një mik, tek i cili, shpeshherë, gjej jo vetëm këshillën, por dhe interpretim të qartë të realitetit politik në Kosovë, por dhe të zhvillimeve politike në hapësirën mbarëshqiptare, por dhe frymëzimin për të cilin të gjithë kemi nevojë dhe i cili buron nga instikti i brendshëm i dikujt që, gjithmonë interesat e vendit interesat e popullit, interesat kombëtarë i ka vënë mbi interesat personale. Ndaj dua ta falenderoj për bisedën e sotme dhe të rikonfirmoj qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike dhe timin personal për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve të institucioneve, por dhe të forcave politike të Kosovës në përballjen me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt që, mbështetur në përvojën e akumuluar ndër vite, do të dinë t'i përballin me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri. Me këtë dua të them se do të kenë sot dhe nesër përkrahjen time, të Partisë Demokratike dhe të gjithë autoriteteve shtetërore të Shqipërisë në të ardhmen. Ju faleminderit!", tha Basha.
Lajmi kryesor: