Basha me të rinjtë në Vlorë, ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova

Përveçse është rikthyer skenës politike, ish kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të japë mesazhe të forta për ish kryeministrin Sali Berisha. Siç edhe e ka theksuar më herët, Basha nuk shfaqi pendesë për largimin e Berishës nga partia edhe pse kjo shkaktoi përçarjen e madhe të selisë blu. 

“ Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një grupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokratëve. S’do më shikoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë.”- tha Basha.

Pasi bëri të qartë që nuk pendohej që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, Basha ‘skanoi’ edhe Berishën politikisht. Sipas tij, retorika e ‘revolucionit paqësor’ ka qenë shterpë, pasi Rama vijon ende të jetë në pushtet.

“Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve.”- thotë Basha.

Një mesazh e pati edhe për ata që e kanë kritikuar për rikthimin e tij në politikë. Duke e bashkëngjitur veten me ta, Basha e cilësoi veten si figurë të re politike, të cilën politika e vjetër nuk e lë të depërtojë. Ironizimin ndaj tij të forcave politike si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita por edhe në një farë mënyre heshtjes së demokratëve të PD-së zyrtare për ta pasur atë kryetar të PD-së, Basha zgjodhi t’i përgjigjej në këtë formë.

“Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky?

Se duan të flasin vetëm ata. Të njëjtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata. Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua. E kanë me ju!

Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat.”- tha Basha.

Me të rinjtë, deputeti i PD-së përmendi edhe njëherë bashkëpunimin e Berishës me Ramën, por ndryshe nga retorika e ‘Trekëndëshit të Bermudës’, kësaj radhe ai nuk përmendi Metën.

Ai u ka shprehur të rinjve se në Vlorë njerëzit s’janë të lirë të votojnë dhe zgjedhin vetëm ata që zgjidhen nga kryetari. Basha u shpreh se PS-ja është parti që riciklon vetveten. Ai u shpreh se marrëveshja e Berishës me Ramën në 2008 dëmto bashkëjetesën demokratike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:03
Basha ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman për 9 shtatorin

 

Lulzim Basha ka ironizuar sërish Berishën nga takimi me të rinjtë në Vlorë. Ai thotë se nuk është penduar për ditën kur përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

‘Përgjigjet e drejtpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një grupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokratëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarrja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj. Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë. Në një moment, pas vendimmarrjes së Shteteve të Bashkuara për ta shpallu non grata, ne u ballafaquam me një vendimmarrje të vështirë, vendimmarrje që në fakt sfidon nëse je lider i vërtet apo i rremë.’- tha Basha.

Ai madje ka ironizuar thirrjet e Berishës për ‘revolucionin paqësor’.

“ E dëgjuat çfarë tha pas kësaj? Dëgjuat sulmet, baltën, shpifjet? Ku jemi sot? Ku e kemi sot revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Edi Ramën? Ku e kemi sot retorikën gjithë inflacion të shitjes së zgjedhjeve? Sepse derisa mora atë vendim, kjo retorikë nuk ekzistonte. Shpifjet dhe balta që hidhen sot ndaj meje, është e njëjta që hidhte Edi Rama kundër meje. Po tani ku jemi? Jemi më mirë apo më keq? Pse jemi më keq? Sepse vendosi interesin e vet personal mbi interesat e demokratëve. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur. Dhe sot hapi i duhur është të reflektosh dhe në rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet. Kurrë nuk është vonë. Për të ruajtur atë vlerësim për aspektet pozitive të lidershipit të tij, por për të mos e thelluar edhe më tej zullumin, dëmin që i ka bërë demokratëve me pjesë të errëta që janë shfaqur në veçanti gjatë këtyre muajve, gjatë këtij një vit e gjysmë. Por kjo nuk është në dorën time, as në dorën tënde. Kjo është në dorën e tij. Në dorën tonë është të vazhdojmë verbtazi pas një rruge qore, apo të hapim rrugën tonë dhe të bashkohemi në këtë rrugë për të ecu përpara. Ky është vendimi që duhet të marrim. Shumica prej jush në këtë sallë besoj, por edhe të tjerë që prej dhjetoit të vitit 2021 e kanë marrë vendimin. Dhe ftesa ime është të bashkojmë sa më shumë qytetarë, sa më shumë deokratë eth kësaj rruge, sepse ky është shansi i vetëm për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitoes dhe për ta çuar Shqipërinë tek ndryshimi i shumëpritur. Nuk ka asnjë asye për t’u kthyer mbrapa, duke përfshirë këtu edhe vendimin e 9 shtatorit. Prandaj, sa më shumë kohë kalon aq më i bindur jam që vendimi i 9 shtatorit ishte vendimi më i drejt, madje mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është që ky vendim të ishte marrë edhe më herët, për t’i çliruar demokratët edhe nga pesha e rëndë e të kaluarës.”- vijoi Basha.

Ora 10:42
Komentet për rikthimin e tij politik, Basha përgjigjet nga Vlora: Duan të flasin vetëm ata

 

Basha është ndalur edhe tek komentet e rikthimit të tij politik. Ai u bashkëngjiti veten e tij me të rinjtë në Vlorë duke iu shprehur se edhe ai bashkë me ta është një zë i ri që po cungohet nga politika.

“Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky?

Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata. Por nuk e kanë vetëm me mua. Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua. E kanë me ju!

Nuk duan fytyra të reja. Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.

Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar."- tha Basha. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Quftexhiu: 01/06/2023 18:10

    Eshte gallataxhi Luli, e perjashtova thote. Ky kur arratiset vete e fshihet ne pyll, e quan qe ka perjashtuar boten….e vertete nga jeta e tij e ka perjashtuar sepse eshte veteizoluar.

    Përgjigju
  • Ben: 01/06/2023 16:26

    Ky eshte shume qesharak.Stimulo kot me Salen,qe akoma dhjet prej malokut.O Lul kaqoli,si ti si Sala duhet me ik.Edhe ty te pamë 8 vjet kryetar,e katranose fare,te terhiqte Sala prej hunde,nuk kishe pike personaliteti,e bete opoziten mysebet,tani ti thua garda vjeter,ku vete ke 18 vjet ne politike dhe e qelbe komplet.Nuk kuptoj americanet,qe arrijne te gabojne perseri me ty,ku ti nuk je per kete pune, sepse ke dhene dhe jep prova qe je karabush.E çuditshme.

    Përgjigju
  • qamos: 01/06/2023 13:47

    Po ca do beni ju ore parti e poshter... pd ka marre fund me kohe

    Përgjigju
  • arben: 01/06/2023 13:45

    Saliu si beson me vetes ca thot do e besojm ne, a medet eshte bere per te ardhur keq

    Përgjigju
  • Ina: 01/06/2023 13:44

    Ramen e do i gjithe populli dhe kete e pame ne 14 maj

    Përgjigju
  • Era: 01/06/2023 13:43

    Ramen sdo e largoje njeri nga pushteti.As Basha dhe as nongrad

    Përgjigju
  • titi: 01/06/2023 12:44

    jo jo se berisha akoma nuk i ka humbur zgjedhjet atit ja vodhen

    Përgjigju
  • Kela: 01/06/2023 12:30

    Sa keq me vjen kur shoh se sa poshte kane rene saliu e basha

    Përgjigju
  • Jona: 01/06/2023 12:29

    Turp qe kemi akoma njerez te tille ne vend,si berisha e luli qe sja kane haberin qeverisjes se vendit

    Përgjigju
  • Kejsi: 01/06/2023 12:28

    Na esht mbushur vendi me llumera si basha,non grada berisha ,belindo e shum te tjere

    Përgjigju
  • Margarita: 01/06/2023 12:14

    Ju jeni nje turp i ketij kombi ti lulzim basha bashke me sali nongraden turp turp turp ju duhet te ikni nga ketu

    Përgjigju
    • Fyrja: 01/06/2023 13:07

      O llulli dil nga cadrao llulli futu ne cader.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë