Basha takon Elhaidën: Shqiptarët do 
të mbështesin fuqishëm, na bëj krena

Basha takon Elhaidën: Shqiptarët do <br />të mbështesin fuqishëm, na bëj krena
Teksa festivali Europian i Këngës ‘Eurosong’ po afron dhe kënga e Elhaida Danit e cila do përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion po promovohet dhe po vlerësohet maksimalisht, këngëtaren e ka pritur në një takim Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha. 

Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, duke theksuar se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurosong. 

Kryetari i Bashkisë ka shprehur bindjen se performanca e Elhajdës do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar. 

Ndërkohë, Elhaida Dani renditet e para me 55.739 vota, sipas Ëivibloggs që merret me lajmet e Eurosong

Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë