Basha, turpi që vesh me akuza raportin famëkeq të Dick Marty-t!

Basha, turpi që vesh me akuza raportin famëkeq të Dick Marty-t!

Foto ilustruese

Dy rreshta histori nga kushdo që e njeh fare pak terrenin e faktimit të së shkuarës, dëshmitë rrënqethëse që e lexojnë ende sot të vërtetën në sy, busulla që e kufizon Shqiperinë me veten, suporti i elementeve historikë që flasin për një vazhdimësi ilire, plaçkitja përtej caqeve të së mendueshmes, dhuna më makabre e diskurit human, autenticiteti dhe vetëtima jugosllave, shërbehen si bipoli që vesh arsyen e ushtrimit vetëmbrojtës të strukturës legjitime, UÇK. Optika e zbehur nga tymrat shtrembërues të aktualitetit, qëndron stoike kur pastron arsyet e betejave në funksion të pushtimit dhe justifikon shumëfish ato të proteksionit brenda pragut, sikundër ishte lufta plotësisht e drejtë e UÇK. “E keqja më e madhe ne shqiptarëve na vjen prej vetvetes, prej njëri-tjetrit, s’kemi dashuri por inate e mllefe, asgjë tjetër”- citoj këtu At Zef Pllumin, dëshmi që sot konstatohet më e prekshme se kurrë.

Gjyqi që sot mbahet pa teklif dyerve të Hagës nuk është i pari që tenton njollosjen e pafajësisë së UÇK, me gjasë as i fundit. Hetimi i viktimës është paradoksi që dergjet mbi letrat e aktakuzës ndaj Thaçit e Krasniqit, një lëvizje me pretendimin satirik për “shah-mat”, që risillet turpshëm duke dëshmuar se drejtësia e Hagës çalon. Në selinë juridike ndërkombëtare, duhet te jehojnë drithërimat e pllakosura në mijëra familje që u bënë dëshmitare fatkeqe të shuarjes së bijëve të tyre, pa asnjë faj, duhet të hapen kartat e spastrimit etnik albanofob, duhet të analizohen bilancet tragjike të shqiptarëve që u kanosej asimilimi pakohë, duhet të ndëshkohen autorët fuqiplotë të gjenocidit, duhet të mosfabrikohet e vërteta sfiduese. Kurdo që shiriti i akuzës stacionohet në çështjen e Kosovës, shfletohet makabriteti tronditës që destabilizon ekuilibrat diplomatike serbe, por kësaj here në djepin e proteksionit ish-jugosllav tundet një shqiptar, akt i paprecedentë.

Një njeri jo i zakonshëm, eksponenti politik më i zhurmshëm i së djathtës, ish-ministri i vendit, lideri i opozitës së asgjëkundit, figura që u vesh me milionat abuzive të rrugës së Kombit, njeriu që atashohet në çdo sprovë me mungesë transparence, kandidati i vetëm i Tiranës që e rrëmbeu fitoren dhe mohoi garën, kryebashkiaku që e la kryeqytetin në harresë dhe ia zbrazi financat, kryetari që kritikohet pa teklif nga të vetët, hiç më pak se kaq është njeriu që fsheh krimin serb mbi Krushën e Madhe. Në intervistën e pak ditëve më parë, Basha pohoi angazhimin në Tribunalin e Hagës, por mohoi shërbesën e tij në raportin e Dick Marty-t. Mjegulla e turbulencës së atmosferës intimiduese të gënjeshtrave të politikbërjes, qartësohet kur ndeshet me faktin e patjetërsueshëm. Dy janë momentet antishqiptare të Bashës, të lexueshme lehtësisht nën dritën e së vërtetës absolute.

Ekipi demokrat i qeverisjes Berisha miratori nisjen e hetimeve për krimet e luftës së UÇK bazuar në raportin e Marty-t, një aprovim indirekt e suportues i tentativës për të shigjetuar UÇK-në si strukturë me mision transplantimin e organeve të ushtarëve serbë, skenar i hartuar në puzzle-in e “Shtëpisë së Verdhë”, pretekst i pashoq për të njehsuar UÇK në aktivitetin e trafikut njerëzor. Lulzim Basha, dikur ndër funksionarët më të lartë të UMNIK, mundësonte përgatitjen e dosjeve që i kaluan Marty-t dhe kolapsuan pafajësinë e Kosovës, duke stimuluar gjyqin që sot mbahet turpshëm në emër të përdhosjes së sakrificës, duke turfulluar vetëflijimin për liri me masakrën serbe, duke ulur pafajësinë në tryezën e të pandehurit. Një tjetër dëshmitar, Milaim Bellanica, njeriu që s’iu tremb vdekjes guxoi të filmonte gjithçka ndodhi në bombardimet ish-jugosllave në fshatin e Krushës së Madhe, një prej tetë masakrave më famëkeqe të Kosovës.

Dita më e errët e banorëve të atij fshati, ende s’është zbardhur, pas 20 vitesh në varret që shifrat s’mjaftojnë, ka ende vende bosh, skelete që s’kanë gjetur strehë. Bellanica guxoi, sepse s’duhej kurrësesi që e shkuara të mbetej e panjohur, sepse një e tillë s’duhej të riciklohej në të ardhmen, sepse brezat s’duhet të lexojnë ekuacionin e imponuar nga të huajt, sepse pafajësia e Kosovës do duhej të jetonte pakohë. Kasetën e asaj dite, besimplotë, Bellanica ia dorëzoi Bashës, me shpresën e padyshimtë se do ia rikthente e se Basha do të rreshtohej në avokatinë e UÇK. Vite më vonë, teksa paralel mbahet Tribunali Special kundër Thaçit, Veselit e Krasniqit, Basha mohon takimin me Bellanicën, duke heshtur për të vërtetën.

Heshtja e Bashës dhe ping-pongu me propagandën në emër të COVID-19, thellon vuajtjen e shqiptarëve të Kosovës, legjitimon ëndrrat e vrara, frymën e marrë, varret masive, ndjenjën se të qenurit shqiptar është “faj”, zbrazëtinë e lënë pas, cektësinë e pasqyrimit të forcës, makabritetin e pashembullt, baltosjen e ofruar. Kandidatura e Bashës mund të ratifikohet e ripërtërihet në kryesinë e PD, por kurrë në qeverisjen e vendit, shërbesa ish-jugosllave s’mund të qeverisë Shqipërinë e së nesërmes. Mandati i ardhshëm i vendit, duhet të distancohet nga valvitjet e flamunjve albanofob, kanalizimi i progresit e refuzon Bashën si potencial, e kryqëzon si zyrtarin që punoi kundër interesave të Kosovës, së cilës minimalisht i detyrohet një ndjesë publike… Mungesa e saj dhe nënvlerësimi i qëllimshëm i mprehtësisë së çështjes nuk do ta shërbejnë Bashën si më pak fajtor, kurrë!
 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbare Kosova: 16/11/2020 21:48

    Kena me mar Bashen e me shkapet per toke pak e ka por mir ishte me dasht me e shkerdhy mbare e mbrapsht.

    Përgjigju
  • Lexues: 16/11/2020 10:01

    ??????????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën