Fillimisht ishtë Ish-kryeministri Berisha që ka dalë nga vetja duke kaluar në ofendime ndaj ministrit të Brendshëm teksa e akuzoi atë për një serë gjërash dhe ky i fundit iu pergjigj duke i thënë për akuzat ndaj Bashës për 21 janarin dhe djalit të tij Shkëlzeni, lidhur më Gërdecin.
Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha është kthyer pas dhe duke iu drejtuar Tahirit i tha "Je rrugaç e i pafytyrë", ndërsa ministri ishte duke folur në telefon.
"Solli falangat e krimit në policinë e Shtetit. Solli shullazët, ia vranë ortakun duke folur me telefon. Akti i parë kriminal dorëzimi i policisë në duart e krimit. Bandat kanë marrë revansh të paimagjinueshëm. Policinë e mori krimi, e morën të pafytyrët. Detyrohen të lirojnë Konstadinët pasi kanë vrarë 4 persona. Policinë e mori krimi, u mbush me banditë. Ata që u kapën dhëmbë për dhëmbë me krimin u larguan".
Gjatë fjalës së tij Berisha është ndalur edhe te ato që i cilësoi si shpenzime jo transparente të Kryeministrit Rama. “A ka kryeministër që shpenzon miliona dhe nuk tregon se cila është kompania që financon. A ka kryeministër që fle në hotele me 4000 Euro nata jo me paratë e veta por me ato të bamirësve.”- tha Berisha.
Ora 20:13 Prokuroria e Tiranës: Basha pa imunitet, s’ka pengesë për hetimet
Padia për Lulzim Bashën është depozituar në Prokurorinë e Tiranës. Burime nga prokuroria kanë bërë me dije për A1Report se Basha nuk gëzon imunitet dhe kjo do të thotë se nuk ka asnjë pengesë për nisjen e hetimeve. Po ashtutë njëjtat burime bëjnë me dije se Prokuroria pritet të caktojë dy prokurorë për hetimin e kallëzimit që SHKÇB ka bërë ndaj kryedemokratit Basha.
Ora 19:07 Berisha: Në 1999 më akuzuart se do helmoja njerëzit me pepsi-kola
Kur të sulmon Bami, fjalët i ha këlyshi. Do t’i them dy fjalë. Ke mbetur në çdo shkollë. Një njeri që është marrë me kontrabandë familjarisht. I dënuar për shpifje nga organet e Drejtësis. Përsa i përket shkresës shko se të thotë Ina Rama për të. Je pjesë e mafies, e citon atë. I ati u arrestua për kontrabandë. Policia po ndiqte drogën, por u dolën ilaçe. 1999 më hoqën mua imunitetin me akuzë qesharake. Nxorën një shishe pepsi kola dhe thanë se kishte lëndë homohjene me të cilën do të helmoja popullatën.
Ora 18:53 Tahiri: Basha urdhër në 21 janar që të përdoreshin lëndë kimike ndaj protestuesve, e kemi paditur
Ish ministri i brendshëm Lulzim Basha ka dhënë urdhër më 21 janar të 2012 që të ngrihej një helikopter dhe të hidhte lëndë kimike mbi protestuesit. Për këtë arsye sipas Saimir Tahirit, Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të brendshme ka kallëzuar sot penalisht Bashën.
"Por doja të çohesha këtu, të bëja me dije Kuvendin për një padi që ka depozituar sot Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e qytetarëve, ku pas një inspektimi në Gardën e Republikës së Shqipërisë, mbi procedurat dhe dokumentacionin e mbajtur, para, gjatë dhe pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 dhe ku u administruan të gjithë dokumentacionet, lidhur me veprimet që ka kryer Garda, u gjet që ka falsifikim dhe urdhra të kundërligjshëm nga Ministri i asaj kohe i Brendshëm dhe nga punonjësit e Gardës, të cilët, shpresoj, do shkojnë të përgjigjen para drejtësisë, së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm!
Dhe konkretisht, nga këqyrja e Librit të marrjes në dorëzim të shërbimit, nr. 19/04, në faqen e fletës nr. 129, të datës 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar me shënim, nga operatori i shërbimit, një urdhër i dhënë nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, me përmbajtjen, citoj: “Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demostruesit tek Piramida”.
Kjo frazë është e korrigjuar, e tillë! Pra, e falsifikuar.
Para korrigjimit ka qenë shkruar: “Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë homogjene mbi demostruesit tek Piramida”.
Gjithashtu, në faqen e dytë të Librit të Shërbimit, në faqen 128, datë 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar nw librin e shërbimit, shënimi i mëposhtëm: “Urdhërdhënësi, Gjenerali – (gjenerali është ai që pastaj doli me syrin e nxirë... e mban mend, ti që nuk ngre as kokën tani!) – Gjenerali, ora 14:54, urdhri, - asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demostruesve”.
Rezulton me sy të lirë, por që pritet të konfirmohet nga analizat dhe hetimi i Prokurorisë që edhe kjo frazë është e korrigjuar me mbishkrim. Dhe para korrigjimit kjo frazë ka qenë e shkruar: “Asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas kësaj fraze i është shtuar: “Kundër demostruesve, pa zbatuar ligjin”.
Në të dy shënimet e sipërcituara, të dokumentuara dhe pasqyruara në librin e marrjes në dorëzim, duket me sy të lirë që ka ndërhyrje dhe korrigjime të dukshme korrigjimet e fjalëve “pa zbatuar ligjin” dhe “kundër demostruesve” në rastin e urdhrit e dhënë nga Gjenerali dhe zëvendësimin e fjalës “homogjene” me “lakrimogjene” në urdhrin e dhënë nga Ministri i Brendshëm.
Po kështu rezulton nga këqyrja se vetëm në datën 21 Janar në këtë Libër, ka ndërhyrje dhe falsifikim të urdhrave të shënuar dhe në asnjë datë tjetër nuk ka korrigjim apo falsifikim të urdhrave.
Në këto kushte Shërbimi për Çështjet e Brendshme, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka depozituar sot kallëzimin penal për shtetasin Lulzim Basha në atë kohë Ministër i Brendshëm, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i cili ka dhënë një urdhër haptazi të kundra-ligjshëm pasi nuk është kurrkund në kompetencën e Ministrit, drejtimi operacional dhe aq më tepër përdorimi i lëndëve kimike ndaj protestuesve, dhe gjithashtu falsifikimi i dokumentacionit parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal për Operatorin e Gardës me detyrë Specialist i Qendrës së Drejtimit në Gardën e Republikës, i cili ka rezultuar si personi përgjegjës për pasqyrimin e komunikimit dhe urdhrave me radio dhe telefon në librin e marrjes në dorëzim të shërbimit në 21 Janar të vitit 2011.
Kjo është padia e depozituar sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për një Ministër që rezulton se ka dhënë urdhër që të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve në 21 Janar.
Unë nuk e di se si mund të ketë ndodhur dhe nuk di as ç’shpjegim do të ketë Lulzim Basha për këtë, por shpresoj shumë që të mos përdorë procedurën për t’iu shmangur këtij hetimi.
Madje unë nuk di, nëse është edhe kjo arsyeja pse ju nuk latë prokuror pa sharë dhe pa fyer gjatë kësaj kohe përveç disave.
Shpresoj të mos jetë kjo arsyeja, frika pse do ju dalin të palarat dhe do vijë dita të përgjigjeni, që shani dhe hidhni llum akuzash ndaj disa prokurorëve, por kurseni disa të tjerë.
Por një gjë e di të sigurt, për detyrën që mbaj sot, siç e di fort mirë ligjin që ka qenë në fuqi dhe ligjin e ri, se Ministri i Punëve të Brendshme në asnjë rast, në asnjë rrethanë, në asnjë ligj, nuk i lejohet të japë urdhra operacionalë si ky që ka ndodhur në 21 janar kur Lulzim Basha ka ngritur telefonin dhe ka dhënë një urdhër të shënuar në librat e Gardës, urdhër sipas të cilit duhet të ngrihet helikopteri dhe të hidhen lëndë kimike sipër protestuesve.
E imagjinoj që ky mund të ketë qenë urdhri juaj si ish-Kryeministër, por megjithatë shpresoj kjo të sqarohet nga hetimet.
Ajo ishte një ngjarje tragjike (dhe pak ka për të qeshur zonjë), por një gjë mund t’ju siguroj, se ky nuk është moment as për t’u tallur e as për të anashkaluar drejtësinë dhe unë shpresoj që Prokuroria, këtij hetimi t’i shkojë deri në fund, sepse për 21 janarin duhet të ketë patjetër përgjegjës për 4 jetët e humbura.
Unë nuk dua të them këtu që meqë Luzim Basha ka dhënë urdhrin për t’u ngritur helikopteri dhe t’i hidhej qytetarëve, demostruesve, lëndë kimike, është po i njëjti që ka dhënë urdhër për t’u qëlluar e për t’u vrarë katër protestues, por shpresoj shumë që këtë ta nxjerrin hetimet, ashtu si shpresoj shumë që mos të bëni karagjozin, pavarësisht se e kuptoj që këtë të zgërdhirën e keni mënyrë për t’u përballuar me përgjegjësinë, por duhet të bëheni qytetarë të mirë si ju takon të jeni, dhe mbi të gjitha qytetarë të përgjegjshëm dhe të shkoni të përballeni me drejtësinë, ashtu si ju takon.
Ora 18:28 Berisha shpërthen ndaj Tahirit: Rrugaç dhe i pafytyrë
Berisha- Tahirit, ndërsa ministri po fliste në telefon: O rrugaç, o i pafytyrë, flet në telefon pas hspine !
Ilir Meta: Ju lutem me qetësi mos ndërhyni zoti Beqaj!
Sali Berisha: Po s’ja mbylle ti ja mbyll unë fundërrinës. Ky që flet prapa inauguroi detyrën duke vrarë tjetrin duke ja nxjerrë në pritë në telefon. Falangat e krimit në policinë e shtetit. Ja vranë ortakun duke folur në telefon. Duke folur me të ose badigardin e tij. Policinë e mori krimi, të pafytyrët, ata që s’kanë asnjë moral. Flet këtu si rrugaç pas shpine, 10 herë më i lig se Shullazi, se ky ngjitet këtu në karrigen e ministrit.
Berisha: Marrëveshja e CEZ gjoba me rëndë ndaj shqiptarëve
Sipas Berishës marrëveshja me CEZ është gjoba me rëndë ndaj shqiptarëve, pasi kompanisë çeke iu falën miliona euro që duhet t’i paguante Shqipërisë si Dëmshpërblim, pasi sipas tij arbitrazhi ishte në favor të shtetit Shqiptar. Ai më tej ka akuzuar qeverinë duke pyetur se sa prej asaj shume kanë marrë ata.
“Marrëveshja me CEZ, gjoba me rëndë ndaj shqiptarëve. Sa morët nga Eurot që duhet të paguante CEZ. Shmangët arbitrazhin në kundërshtim me interesat e vendit. Sa prej asaj shume morët ju. A nuk është korrupsioni nuk është një përkrahësit e krimit. Kjo qeveri në 2 vite s’ka investuar 1 qindarkë nga paratë e KE. Këta nuk shikojnë si të investojnë, por si të mbushin xhepat. Jeni bërë muratorë të korrupsionit, të murit të krimit.”- tha Berisha
Berisha: Reforma e pensionit krim ndaj të moshuarve
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk e ka bërë vetë reformën e pensioneve edhe pse i kishte mundësitë. Sipas tij kjo reformë nuk është e drejtë dhe një krim ndaj të moshuarve.
“Rritja e moshës së pensionit, krim ndaj të moshuarve, çfarë reforme bëtë, ajo është antireformë.”- tha Berisha.
Ora 20:30 Kuvendi rrëzon dekretet e Nishanit e propozimet e PD
Mazhoranca rrëzoi gjatë seancës së të enjtes dy projektligjet e propozuara nga Partia Demokratike për TVSH-në.
Kuvendi ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Nishani për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça nuk kanë marrë votat e nevojshme për të marrë mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Gjithashtu Mazhoranca ka rrëzuar edhe pr/ligjet e propozuar nga opozita për TVSH-në.
Marinzë, opozita: Të largohen banorët, PS: Do vendosin ekspertet
Partia Demokratike ka kërkuar sot që të largohen nga fshati Marinzë të gjithë banorët pasi shpërthimet e Bankers kanë dëmtuar të gkitha banesat. Ndërkohë mazhoranca nga ana e saj ka bërë edhe njëherë të ditur qëndrimin e saj se do të jenë ekspertët ata që do të vendosin nëse duhet apo jo të largohen banorët nga fshati. Sipas demokratëve, marrëveshja e pafavorshme për vendin është firmosur në vitin 2004 nga qeveria socialiste. Genc Pollo ka propozuar edhe gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të këtyre banorëve, duke i zhvendosur ata në një vendbanim të ri.
Sipas socialistit Armando Subashi gjatë kohës së qeverisë së PD, kompania e Bankers Petrolium ka qenë një nga kompanitë më të privilegjuara në 8 vitet e PD. Madje ai ka shtuar se edhe protestat e banorëve nuk i merrte parasysh duke deklaruar se nuk ka shpërthime në atë zonë, por ka pasur tërmete.
Subashi shtoi se do i takojë ekspertëve se çfarë do të bëhet me banorët dhe me kompaninë.
Ora 17:08 Subashi: Bankers Petrolium financuese e PD
Sipas socialistit Armando Subashi gjatë kohës së qeverisë së PD, kompania e Bankers Petrolium ka qenë një nga kompanitë më të privilegjuara në 8 vitet e PD. Madje ai ka shtuar se edhe protestat e banorëve nuk i merrte parasysh duke deklaruar se nuk ka shpërthime në atë zonë, por ka pasur tërmete.
“Ka qenë më e privilegjuara në 8 vitet tuaja. Nuk kanë paguar asnjë lekë tatim-fitimi. Firma duhet të dëmshpërblejë edhe dëmet e shkaktuara edhe në vitet e kaluara. Janë ekspertët ata që do të thonë edhe fjalën e fundit se çfarë do të bëhet. Mbi të gjitha çfarë do bëhet me firmën që ka shkatërruar atë zonë.”
Ora 17:00 Pollo: Banorët e Marinzës të largohen nga zona e rrezikshme
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka propozuar që banorët e Marinzës, ku pak ditë më parë pati edhe një shpërthim në këtë zonë naftëmbajtëse, të largohen nga banesat e tyre dhe të gjendet një zgjidhje përfundimtare për ta.
“Situata në terren është tmerr, duhet zgjidhje. Propozimi për largimin e banorëve të Marinzës duhet të vijë nga Mazhoranca. Është një problem që ka të bëjë me jetën e jo pak njerëzve.”- tha Pollo.
Ora 16:16 Ministri Beqaj: Po bëhet e mundur pastrimi i zonës
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj foli lidhur me masat e marra në zonën Marinzës, pas shpërthimit të puseve të naftës.
Beqaj sqaroi se, menjëherë pas njoftimit se çfarë kishte ndodhur në zonën e Patos-Marinzës, u vunë në dispozicion qëndrat shëndetësore, duke shtuar personelin dhe furnizimin me mjekimet e nevojshme.
Ora 16:00 Topalli: Deputetët e Fierit të reagojnë për Marinzën
Jozefina Topalli u ka kërkuar deputetëve të Fierit që të reagojnë për shpërthimin e para pak ditëve në në Marinzë. Gjatë fjalës së saj foltorja e APrlamentit Topalli theksoi se deputetët dhe ministrat duhet të ishin në sallë dhe të diskutonin për çështjen e shpërthimit të puseve të naftës.
“Ku janë kryeministri, deputetët? Ku janë deputetët e Fierit?”-u shpreh Topalli.
Diskutime për TVSH-në e energjisë elektrike
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë nisi me prezantimin e amendamentit të opozitës për uljen me 14 % të TVSH-së së energjisë elektrike. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se ulja në 6 % e TVSH-së nga 20 që është aktualisht, do të lehtësonte barrën e rëndë ekonomike që sipas tyre po përballojnë shqiptarët me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Përfaqësues të opozitës thanë se PD do të vijojë me këtë kërkesë si pjesë e alternativës së re që Partia Demokratike ofron për shqiptarët.
Për mazhorancën, ulja e TVSH-së për energjinë në një kohë që sistemi energjetik në vend edhe nuk është kthyer në një burim potencial të rritjes ekonomike të vendit, do të ndikonte negativisht të ardhurat në buxhetin e shtetit. Sipas deputetit socilalist Ervin Koçi, ishte vetë mazhoranca e atëhershme e cila nuk pranoi propozimin e opozitës (tashmë në qeveri), ndërsa sot e paraqet si amendament të sajin. "Përgjigjen do ta merrni nga shqiptarët më 21 Qershor", tha Koçi.
Debatet gjatë diskutimeve të një shtese në ligjin për “tatimin mbi vlerën e shtuar”
Ora 14:40 Cani: Po marrim borxh nga politikat kriminale të qeverisë Berisha
Ekonomia shqiptare është përmirësuar, por nuk ka folur asnje për parajsë, tha ministri i Financave, Shkëqim Cani. Kreu i Financave theksoi se kjo konfirmohet edhe nga kredia e marrë së fundmi nga kompania gjermane ‘Deutsche Telekom’ prej 250 milionë euro, e cila ka një interes prej vetëm 2.6 %. Duke folur për kredinë e marrë në tregun ndërkombëtar, ministri Cani tha se nuk kemi shtuar borxhin, por borxhin e llogaritur për ta marrë në tregun e brendshem e morëm në tregun e jashtëm. Ministri Cani i konsideroi të dy projektligjet (për uljen e tvsh për furnizmin me energji elektrike dhe heqjen e taksës së qarkullimit) si elektorale. Ndërsa lidhur me akuzat e opozitës për rritjen e çmimit të energjisë, ai tha se qeveria ka kompensuar shtresat në nevojë siç u premtuan.
“Askush, nëse nuk je i besueshëm, nuk të jep kredi me normë nteresi kaq të ulët. Ne e siguruam kredinë me normë interesi kaq të ulët sepse jemi të besueshëm. Kjo është kërkesë e pastër elektorale. Ne vendosëm dhe realizuam ashtu sic gjykojmë dhe mbajmë të gjitha zotimet që kemi marrë. Flisni për një shumë sikur është të fus dorën apo jo në xhep të blej një paketë cigare, është një shumë 16 miliard lekë. I dini mirë po bëni sikur nuk i kuptoni. Po përendim FMN e BB pasi janë partenrët tanë që ju i larguat. Ne po i mbajmë këto zotime dhe jo të bëjmë ndryshime në mes të vitit, buxheti nuk është një lodër që të vepromë për shuma kaq të mëdha. Nu nuk keni hall për buxhetin, këto janë masa të detyruara për të keqen që na sollët. Gjithë ky borxh është pasojë e politikave krimnale të tuaja. Këto pasoja i sollët e tani doni jo vetëm të godisni buxhetin, por doni të hidhni shashka jo vetëm elektorale, ju doni të shkatërroni dhe këtë që po bëhet në mbledhjen e të ardhurave. Pagesa e energjisë elektrike është një sukses i kësaj qeverie, janë futur dhe 175 mije familje të reja. Qeveria e mbajti zotimin ka kompesuar 100 % shtresat në nevojë. Sqaroheni kryetarin e partisë që paratë janë dhënë. Nuk ka asgjë që gënjen qeveria. Pyesni pensionistët për këtë. Ju nuk dini ta lexoni buxhetin!”, deklaroi ministri Cani.
Ora 13:43 Braçe: Ju premtuat ulje të çmimit të energjisë në 2005, por e bëmë ne realitet
Kam dëgjuar me vëmendje të gjitha diskutimet veçanërisht nga opozita. Së pari u tha se kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë, u bë nga qeveria dhe u miratua nga qeveria. Për të qenë korrekt kërkesa është bërë nga kompanitë dhe vendimi është marrë nga ERE. U th akëtu se kompensimi i energjisë elektrike është 0 lekë. Për hir të së vërtetës jemi në muajin e parë, janë 223 mijë familje të listuara për të marrë atë kompensim. Një vërejtje kam për këtë pikë, për të gjithë pensionistët kryefamiljarë nuk duhet të ketë afat për të plotësuar dokumentacionin. U tha këtu se ulja e TVSH për energjinë është pjesë e ofertës së re të PD. Të bëhemi seriozë nuk ka ofertë të re të PD. Është premtim i vitit 2005, nuk u bë në 2006 dhe madje as në 2013. Nuk keni asnjë premtim në ofertën e vjetër për uljen e TVSH. Ai tjetri që ishte që parë këtu nuk ka nevojë për rrogë, atij ja paguajnë dritat, ja blejnë makinën. Të dalë të më tregojë se kush ja paguan energjinë. Pra të mos dalë dhe të gënjejë. Këtu flitet për konsum, dhe ai mesatar, fatura e energjisë elektrike ka ardhur në rënie. Gënjen more zotëri se llogaritë bëhen me laps. Bëni aritmetikë, se numrat ju nxjerrin banalisht.
Ora 13:31 Shehu: Çmimin e ulët, por për ato që kanë dhe jo qytetarët
Ore zotëri ka një të vërtetë, e ke ulur çmimin mesatar, por vetes. 75% e shqiptarëve preken nga rritja e çmimit të energjisë. Reformat tuaja favorizojnë ata që kanë. Qytetarët e dinë se çdo të thotë heqja e fashës, të shtosh peshë mbi kurriz. Qytetarët ta dinë që vetes ua keni ulur faturat, por ato i paguajnë qytetarët tanë.
Ora 13:15 Ahmetaj: Çmimi mesatar i energjisë nuk ka ndryshuar, ja faktet
Besoj se kur flasim se çfarë ka bërë qeveria jonë për energjinë, statistikat janë shumë të rëndësishme. Nëse qeveria nuk do të bënte atë që bëri, sistemi do të falimentonte duke marrë të gjithë pjesën tjetër të ekonomisë. Nuk dua të fokusohem në këtë sepse ajo që ka ndodhur në sistemin energjetik, sepse jo vetëm që po merr veten por në 2018 do të ecë me këmbët e veta. Ish-kryeministri foli për 24% rritje të faturës. Në vitin 2015 konsumi në kë/orë për kategorinë familjare është 225 milionë kë/orë. Tarifat e mbledhura 2.76 miliardë lekë. Çmimi mesatar është 11.7 lekë. Në vitin 2014, çmimi mesatar në bazë të konsumit është 11.7 lekë. Në 2013 çmimi mesatar është 11.9. në vitin 2012, kur këta kanë qenë në pushtet, çmimi mesatar ka qenë 12.4 lekë.
Ora 13:05 Gjiknuri: PD e çoi sistemin drejt kolapsit, ne e rimëkëmbëm
Ishte detyrë e vështirë për tu përballur dhe populizmi juaj sado atraktiv nuk i bind qytetarët shqiptarë. Unë më duhet të përsëris ato që kam thënë sepse edhe ju po përsërisni të njëjtat bllofe. Ato të mira që kanë të bëjnë me uljen e humbjeve janë prioritetet e këtij sektori. Në fushatë kemi marrë përsipër ta reduktojmë tarifën energjetike, por pasi të rimëkëmbim sektorin e energjisë. Borxhi në energji ishte 7% e GDP. Ju nuk morët parasysh rrisqet kur bëtë privatizimin. Falë reformës së guximshme u arrit një marrëveshje, dhe falë performancës kompanitë po paguajnë, ndryshe nga gropa e akumuluar që na latë ju në 700 milionë dollarë. Çfarë do të thotë kjo? Është përmirësim që sektori të ecë me këmbët e veta. Paratë e buxhetit po shkonin vetëm për të mbajtur dritat ndezur. Ishit ju që nuk kishit energji në 2008 për orë të tëra. Dhe madje i çuat borxhet për KESH në 260 milionë dollarë. Kjo sepse paratë e buxhetit shkonin për sektorin energjetik. Po të mos rregullohej moti ju rrezikonit të jepnit edhe pagat. Ne ndoqëm ajo që është më e drejta. Unifikuam tarifat, duke targetuar vetëm të varfrit, dhe ata po marrin sot kompensim nga shteti. Çmimi i energjisë mesatar sot me standardin e konsumit duhet të ishte 9.78 lekë/kë për familjarin. Ka qenë një hile e luajtur për publikun, edhe faturimi 0. Janë 300 mijë klientë që nuk faturoheshin fare dhe llogariteshin tek çmimi mesatar. Çmimi që po paguajnë qytetarët është 9.5 lekë. Për ne puna nuk ishte te numrat por tek sistemi i matjes. Çelësi i suksesit këtu është pagesa e energjisë, deklaratat populiste dimë të bëjmë të gjithë. Energjia është një nga elementët bazë të jetës. Ju për shkaqe që dihet se dështuat, e futët sistemin në kolaps. Ndoshta jo gjithçka nuk po shkon siç duhet. bënin amnisti përpara kësaj foltoreje dhe faturat qëndronin në sistem. Në këtë mënyrë ky sistem kështu falimenton.
Ora 12:30 Mima: Rama e ka mendjen të bëhet lideri i Ballkanit
Deputeti demokrat Florion Mima ka akuzuar kryeministrin se nuk e ka mendjen tek problemet e njerëzve por do të bëhet lideri i madh i Ballkanit.
“Ky nuk është premtimi i PD, por i mazhorancës. Kemi pasur shumë diskutime, mbi justifikimet e dhëna nga Mninistri i Financave që kanë qënë jo të qëndrueshme. E para që nuk na lë FMN-ja. Kjo teori bie poshtë. Është argument jo i qëndreshëm. Pse nuk e dëshuat FMN-në për dyqanin pa taksa. Argumenti i dytë është se PD e ka pasur në programin e vet edhe PD, e që nuk e ka mbajtur. Kjo është e vërtetë. Por në fund fare kemi marrë vendimin, duke u nisur edhe nga vendet e rajonit. Ju thoni se nuk keni para, por ky operacion nuk kushton asnjë lekë. Efekti në buxhet është neutral. Sot jemi vendi me energjinë më të shtrenjtë. Quajtët reformën më të thellë grumbullimin e të ardhurave pak më shumë se normalja. Energjia për biznesin sot është makthi i çdo investitori. A e dëgjuat dje kryeministrin teksa i bëri gjyqin një investitori në naftë. Nga 1.2 mld shteti ka marrë 500 milion dollarë. Edhe ky gabim i Saliut është? Gabimi i Saliut është se rriti rentën minerare, e sot marrim 500 mln dollarë. Kryeminsitri nuk e ka mendjen këtu, është i zënë si një lideri i madh i Ballkanit që i prish gjumin Europës"
Ora 12:30 Beqaj: Qeveria ka realizuar të gjitha angazhimet e marra
Qeveria në këto 18 muaj të qeverisjes ka përmbushur një për një angazhimet në programin e saj qeverisës, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë punimve të seancës plenare të Kuvendit, ku po diskutohet p/igji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, propozim i Partisë Demokratike.
"Projektligji propozon uljen e TVSH-së për furnizmin me energji elektrike nga 20% në 6 %, ndërsa opozita vë theksin në rëndësinë e këtij ligji, duke marrë parasysh situatën e rëndë, sipas saj, ekonomike të vendit. Beqaj akuzoi opozitën se e rriti çmimin e energjisë elektrike që nga viti 2006 me 40 %, por mazhoranca e djeshme, e vijoi fjalën ai, nuk e rriti çmimin e energjisë në dy vitet elektorale, konkretisht në 2007 dhe 2009. Problemet në sektorin energjitik, tha ai, janë të mbartura, të akumuluara dhe kolapsi që latë ju në verën e vitit 2013, iu drejtua ai opozitës, nuk qëndron më. Ne, theksoi Beqaj, arritëm të miratonin kredi të fuqishme që do të mbështeisn sistemin energjitik. “Donatorët u ofruan sepse kanë garanci dhe besojnë tek modeli që po aplikojmë. Kemi nxjerrë OSHEE-në nga ngërçi ku e latë ju”, deklaroi ministri Beqaj.
Ministri Beqaj tha se qeveria është e angazhuar në vendosjen e barazisë sociale dhe si rezultat i politikave të ndërmarra prej saj, sot infermierët, mjekët, mësuesit policët, marrin një pagë neto më të lartë se sa në qeverisjen e djathtë, falë taksës së ‘ndershme’ aplikuar nga qeverisja e majtë.
“U angazhuam se do të heqim taksën e sheshtë dhe se do të kthenim taksën e ndershme. Sot infemierët, mjekët, mësuesit, policët paguajnë taksa më pak”, tha Beqaj.
Duke folur për taksat, ministri Beqaj u shpreh se kishin gjetur një situatë paradoksale, ku ministri i Shëndetësisë paguante shumë më pak taksa se sa mjekët e infermierët. Ai theksoi se qeveria uli kontributin e sigurimeve shëndetësore për të vetpunësuarit me 2.4 herë si dhe përgjysmoi taksën për biznesin e vogël. Më tej, Beqaj u ndal edhe në administrimin fiskal, proces ky i atakuar nga opozita gjatë punimeve të seancës së sotme. Sipas ministrit Beqaj, falë mirëadministrimit fiskal që po bëhet është arritur që të ketë jo vetëm ë hsumë të ardhura në buxhet, por bnë treg sot ofrohet shumë më tepër ligjshmëri dhe barazi. “Janë zbatuar një për për një angazhimet e programit qeverisës. Shqiptarët e meritojnë dhe së dyti ne jemi të vendosur të rivendosim paqen dhe barazinë sociale”, deklaroi Beqaj.
Ora 12:15 Berisha: Të ulim TVSH-në për energjinë ose të kthejmë fashën mbrojtëse
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e Kuvendit duhet të miratojnë uljen e TVSH-së së energjisë në 6 %, në të kundërt tha ai duhet të rikthehet fasha mbrojtëse për çmimin e energjisë elektrike, duke u hequr kështu çmimi i mesatarizuar që miratoi mazhoranca.
“Pse kërkojmë uljen e TVSH-së? Sepse kryetari juaj bëri fushatë me ty duke kërkuar vota se do heqë TVSH e energjisë, as nuk skuqet nga gënjeshtra. Të kthejmë fashën t’i mbrojmë njerëzit, por është bërë i papërballueshëm çmimi i energjisë dhe i them shqiptarëve se do rritet edhe më tej dhe këtu do jemi. Ne me rrogat që e marrim si deputetë e përballojmë, po ata që marrin rrogë 10 herë më pak se ne ata do shkojnë në qeli. Ndaj dhe ju ftoj siç votuat për rritjet e rroga tuaja, votoni edhe për të varfrit e Shqipërisë, të heqim TVSH ose të kthejmë fashën, mbrojtjen me 300 kilovat. Jam në favor të pagesës së energjisë, por është i paimagjinueshme veprimi më stalinist, ligji juaj për të prekur shtëpinë qytetarit për energjinë. I keni vënë kazmën shtëpisë me një ligj që përveç imagjinata e sëmurë e njeriut që ka dëshirë të shfrenuar të burgosë të tjerët mund t’i lejojë vetes një gjë të tillë”, u shpreh deputeti demokrat Sali Berisha.
Replikon Braçe: E turpshme, deputetëve nuk iu rrit paga
Është fare e paturpshme të thuash që janë rritur rrogat e deputetëve nuk është rritur asnjë rrogë. Eshtë gënjeshtër e pacipë ajo që dëgjuat këtu pak më parë.
Berisha: Amnistri per debitoret e energjise, te behet nje fillim i ri
Ish-kryeministri bëri një tjetër propozim, kur foli për një amnisti të përgjithshme të të gjithë debitorëve të energjisë.
“Është jetike një amnisti për ata që kanë prapambetje në këtë fushë. Të bëhet një fillim i ri dhe qeveria të garantojë pagesën për të gjithë ata që skano mundësi të paguajnë mbi bazën e përllogaritjeve të sakta. Të tjerët të paguajnë pa asnjë mëdyshje. Por siç e keni nis ju doni politikë policeske”, tha Berisha.
Deputeti Berisha e quajti dështim të qeverisë marrëveshjen e arritur me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ-Group. Sipas tij, ish-mazhoranca e djathtë e kishte thuajse të fituar çështjen në arbitrazh, por qeveria Rama, tha Berisha, zgjodhi t’i dhurojë CEZ-it 100 milionë euro.
“Dy vitet që shkuan me këtë qeverisje janë vitet e dështimeve më të mëdha në të gjitha fushat, veçanërisht në energji. Shndërrimi i energjisë në mjet terrori ndaj qytetarëve ka në origjinë vetëm korrupsionin, aferën midis Ramës dhe CEZ që erdhi në Shqipëri falimentoi në Shqipëri dhe u përzu nga Shqipëria në përputhje me rregullat ndërkombëtare pas falimentimit. Këta zotëri për interesa të Ramës bënë një marrëveshje të fshehtë në kurriz të çdo qytetari shqiptar ndërkohë që qeveria e PD dhe në atë kohë dhe e LSI bëri dokumentet për të fituar arbitrazhin mbasi sipas auditit më serioz ndërkombëtar CEZ kishte pranuar vetë detyrimit 620 milionë euro në Tatime, në Dogana, në KESH dhe me OST-në. Ndërkohë që ecnim drejt arbitrazhit, Edi Rama tërhiqet e shkelmon interesat shqiptare i dhuronin CEZ-it detyrimet por edhe 100 milionë të tjera para xhepi. Pas kësaj filloi fushata e paparë e përdorimit të energjisë si mjet dhune e terrori, ku zgjedhës e votues tuaj varën veten në shtëpitë e tyre në qelitë e burgjeve”, tha Berisha.
Një tjetër dështim i qeverisë Rama, sipas ish-kryeministri Berisha është fakti që për dy vite në pushtet nuk kanë firmosur asnjë kontratë në fushën e energjisë.
“Qeveria e mëparshme ja doli të firmosë 420 hidrocentrale u ndërtuan ndër to i ashtës, një kryevepër e teknologjisë. Kemi 2 vjet nuk keni firmosur një kontratë, nuk keni firmosur një projekt, vetëm keni përzënë, që s’u keni treguar shqiptarëve qoftë edhe një projekt të vetëm në fushën e energjisë, ky është dështim. Derdhni këtu lumenj mashtrimesh, qoftë dhe 1 milionë euro të investuara nga kontrata të firmosura prej jush në energjetikë”, u shpreh deputeti demokrat.
Ora 11:30 Ruli: Qeveri iluzioniste, nuk e hipnotizoni dot popullin
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli foli për një situatë të vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Por se sipas tij, mazhoranca beson se do të mund të hipnotizojë qytetarët për të besuar të kundërtën.
“Vetëm ju mund të keni vërtetë kurajën që të besoni që talenti prej iluzionisti që ju keni do të krijojë edhe gjendjen e hipnozës kolektive. Kjo politikë magjepsëse nëpërmjet artit iluzionist nuk mund të vazhdojë gjatë prandaj ju duhet të keni vetëm dy alternativa, ose të merrni paketa emergjente të ndërhyrjes në ekonomi ose dëgjoni propozimin e Kokëdhimës për të legalizuar prodhimin dhe përdorimin e hashashit që të paktën njerëzit të flejnë nën avujt e kanabisit dhe të besojnë akoma më gjatë këto iluzione që ju po i ushqeni”, u shpreh Ruli.
Ora 11:15 Energjia, Bushati: Propozimi i PD dashakeqës për fushatë
Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati tha se propozimi i opozitës për të ulur TVSH-në energjisë elektrike qëndron jashtë kontekstit, sepse tashmë sipas tij, sektori i energjisë nuk konsiderohet më si një “peshë e varur në qafën e ekonomisë, por si një sektor që mund ta çojë para atë”.
“Është dashakeqëse kjo fushatë me prapavijë politike e PD kundër një sektori që po ecën shumë mirë. Duhet të pranoni se ka ndërgjegjësim për faturat elektrike, dyfishimi i arkëtimeve. Në 3 muaj mblodhëm saç ju mblidhnit në 6 muaj”, tha Bushati.
Duke argumentuar se përse tre vjet më parë socialistët propozuan uljen e TVSH-së për energjinë, Bushati tha se ndryshe nga qeveria e mëparshme, tashmë çmimi i energjisë i përafrohet kostos. “Ne nuk luajmë me kostot”, tha ai.
Deputeti Ervin Bushati shtoi se tashmë qeveria ka bërë skema që familjet të marrin lekë për kompensim.