Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar mëngjesit e sotëm të gjithë besimatrët katolikë për festën e Pashkës.
‘Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Për shumë vjet gëzuar!’- shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, uron politika! Rama: Gëzuar nga Fieri! Basha: Kjo festë shënon triumfin mbi të keqen











