TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar artistëve të Teatri Kombëtar, duke bërë me dije se do të qëndrojë aty gjatë orëve të natës në mbrojtje të kësaj godine! Për Bashën, ky teatër është më shumë se një ndërtesë, është vija e fundit pas së cilës vjen diktatura, ku përgjegjës kryesor për kryeministrin Edi Rama, e ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj mjaftohet duke thënë se është "uturaku " i shefit të qeverisë.

Vendimi i Bashkisë, i cili miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ka sjellë mobilizim brenda opozitës. Pas Bashës, burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e nesërme do të qëndrojnë te Teatri Kombëtar gjatë natës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, Kjo pasi sipas tyre, kanë marrë informacione she shembja do të bëhet gjatë të martës. Artistët dhe qytetarët shprehen që do të jenë me Bashën duke mos e ndërprerë protestën. Sipas tyre, do të vijojnë të qëndrojnë në shesh pa lëvizur.

Ky vendim vjen vetëm pak orë pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha pati me artistët në selinë blu. Kujtojmë që edhe më herët Basha i është bashkuar artistëve, ku dhe nënshkroi një marrëveshje me ta, sipas së cilit kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte ligjin për shembjen e Teatrit.

Në datë 8 maj, qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave ia kaloi bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një teatër të ri me standarde moderne dhe bashkëkohore. Presidenti Meta, opozita dhe Aleanca për Teatrin reaguan duke e kundërshtuar ashpër, por kryeministri Edi Rama tha dje se nuk bën asnjë hap pas, po ashtu edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Opozita ndahet me turne/ Pas Bashës, nesër do kalojë natën te teatri Kryemadhi

Burime për Report Tv bëjnë me dije se opozita ka mësuar se shembja e teatrit do të bëhet ditën e martë,  për këtë arsye janë mobilizuar për të mos lejuar zbatimin e këtij vendimi. Referuar të njëjtave burime, sot do të kalojë nga te Teatri kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa ditën e nesërme do të jetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ora 22:34
Basha me artistët te Teatri: Do kaloj këtu natën! Rama përgjegjësi kryesor, Veliaj uturaku i tij

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër para artistëve dhe qytetarëve te Teatri kombëtar, ku përgjegjës kryesor ka bërë kryeministrin Edi Rama, teksa nuk ka komentuar shumë kryetarin e Bashkisë, Erion veliaj. AI ka bërë me dije se do të qëndroj te Teatri gjatë natës, në mbrojtje të kësaj godine bashkë me artistët.

"Bashkia e Tiranës ka një kryebashkiak të paligjshëm, këshilli është inekzistent për sa kohë të jetë ky njeri, batërdia do vazhdojë, e gjitha kjo vjedhje dhe dhunë, zhvatje, e pronave ka vetëm një emër, Edi Rama. Ai është përgjegjësi. Veliaj është uturaku i Edi Ramës. PD ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t'u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës vjen diktatura. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Jemi i vetmi vend në botë që qeveri anë vend t'i mbrojë i grabit qytetarët. Në vend që t'i kushtohet vëmendje COVID-t Rama grabit pronat, ka 7 vite vjedhje, 7 vite dështim por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë, se kur nuk ndalesh nga pandemia do të thotë je i pashpresë", tha Basha,

Ora 22:21
Lulzim Basha mbërrin te Teatri Kombëtar, u bashkohet artistëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërrin te Teatri Kombëtar.