TIRANE-Presidenti Ilir Meta kundërshton vendimin e qeverisë për t'i kaluar bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar me qëllim ndërtimin e një godine të re. Kreu i shtetit shprehet se ka ndjekur me shumë shqetësim veprimtarinë më të fundit të organeve shtetërore në lidhje me vullnetin për prishjen e objekteve të “Teatrit Kombëtar”. "Kompleksi i Teatrit Kombëtar mishëron vlerat e identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare, vlera këto që gëzojnë mbrojtje të veçantë dhe të drejtëpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave ditën e djeshme në datë 8 maj, ka vendosur që këtë pasuri kombëtare t’ia kalojë në pronësi Bashkisë Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Kjo vendimmarrje në praktikë do të thotë se aktualisht po përdoret një procedurë tjetër “ekstra ligjore” tashmë në përgjegjësinë vetëm të Bashkisë Tiranë, për të prishur godinat e Teatrit Kombëtar. Ky vendim i Këshillit të Ministrave dhe vullneti i shprehur i Bashkisë Tiranë, nuk është në përputhje me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe nuk përkon me vlerat e Bashkimit Europian, institucionet kulturore të të cilit kanë shprehur vullnetin për mbrojtjen e këtij objekti dhe restaurimin e tij" shkruan ai.
Presidenti mbështet reagimin e PD-së dhe Aleancës për Teatrin, kur shprehet se Teatri nuk duhet të preket, pasi kjo cështje ndodhet në Kushtetuese dhe pret shqyrtimin. Presidenti Meta, thekson se në muajin korrik 2019, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë e cila do të duhet ta shqyrtojë në themel këtë çështje. "Ky vendim i djeshëm i qeverisë me të drejtë ka krijuar një reagim të fortë qytetar, pasi veç të tjerash merret në një kohë kur vendi po i nënshtrohet gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe masave kufizuese të lirisë së qarkullimit, si dhe në një moment kur pikërisht kjo çështje ndodhet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që prej 3 vitesh nuk është funksionale. Në këtë proces gjyqësor që duhet të shqyrtohet është palë si Këshilli i Ministrave, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës, etj, ndaj marrja e një vendimi të tillë në këtë moment, rëndon pozitën antikushtetuese të veprimtarisë shtetërore ndaj këtij objekti me rëndësi kombëtare.
Një prej çështjeve kryesore që pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk kanë të bëjë vetëm me faktin nëse ligji special nr. 37/2018 është antikushtetues, por më kryesorja lidhet me detyrimin ligjor që çdo veprim apo vendim shtetëror që synon apo ndërmerret për prishjen e Teatrit Kombëtar, cënon drejtëpëdrejt parimet themelore kushtetuese të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kombëtare mbi të cilat qytetarët e Republikës së Shqipërisë kanë vendosur të ngrenë dhe zhvillojnë shtetin e tyre, parime këto të parashikuara nga nenet neni 3, të Kushtetutës.
Gjithashtu një tjetër çështje që do shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me edhe faktin se veprimtaria administrative shtetërore e pushtetit qendror apo lokal që synon apo ndërmerr veprime për prishjen e Teatrit Kombëtar, bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për zbatim, të mishëruara edhe në Konventën Europiane të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit".
Në këto kushte, vijon më tej Presidenti i Republikës, "në këtë Ditë të Europës, i bëj thirrje autoriteteve shtetërore, se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar. Për këtë çështje Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenon Teatrin Kombëtar.
Këto institucione duhet të tregojnë vullnet dhe përkushtim për krijimin e mjediseve në dobi të aktorëve dhe të publikut, duke synuar ndërtimin e godinave të reja funksionale bashkëkohore, por njëkohësisht pa prekur dhe cenuar aspak trashëgiminë e krijuar ndër vite në kompleksin e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, pasi një humbje e tillë do të ishte përfundimisht e parikuperueshme në të ardhmen" mbyllet deklarata e Presidentit.
Qeveria me vendim të Këshillit të Ministrave i kaloi Bashkisë Tiranë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një godinë të re me standarde moderne dhe bashkëkohore. Sot kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Teatrin iu bashkua edhe Ilir Meta. Pas 2 vjetësh protestë, Bashkia e Tiranës vendosi për të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit, Teatrin e ri Kombëtar në truallin ekzistues duke prishur marrëveshjen koncensionare me firmën "Fusha.sh.p.k", duke bërë që Teatri i ri Kombëtar të ndërtohet nga buxheti i shtetit dhe jo më nja një investitor privat. Këtë vendim vetë Bashkia Tiranë tha se erdhi për të plotësuar kërkesat e artistëve.
Lajmi kryesor:
Qe ne kete bote ka njerez te liq, intrigant e ta pafytyre, kjo dihet. Por kur nga kjo kategori ka edhe me pushtet, eshte e rrezikshme!
PërgjigjuSa turp një hajdut ordiner një palaço cirku na tregon ligjet. E ligjet e kti jan si blloku 700.00 euro me një dor. E ky bastard qëndron President çfar tmerri po kal9jn Shqiptarët me paçavure wc si ilir kak meta.
PërgjigjuKu eshte .problemi o Like Floriri.te behet nje I ri.ben kauza kot per cdo gje qe ben shqiperia.vetem si e si qe te krijoni probleme
PërgjigjuAsnje problem o i nderuari Rahman, po pse duhet te ndertohet pikerisht aty, dhe pse procedura sekrete dhe te pershpejtuara? Kaq thelbesore qenka ceshtja e teatrit ne kohe pandemie saqe qeveria nxjerr vkm urgjente? Pastaj cfare problemi ka sikur te kemi dy teater?
Doli edhe presidenti Saliut qe te kundershtoi prishjen e TK,Stallen e kuajve te Duçes. Rama duhet te shpejtpi prishjen e karakatines se bere me plithar...dhe te bej te Riun MODERRNE. Po qe per Saliun,Lulin,Liken e ko...ata vetem duan te prishin e jo te ndertojne objekte te reja.Turp per ta.Rama te vazhdoi me top perpara me çdo çmim.
Përgjigju