Ishte parashikuar të hënën/ Këshilli Bashkiak mblidhet 'online' miraton vendimin për shembjen e Teatrin

Ishte parashikuar të hënën/ Këshilli Bashkiak mblidhet 'online' miraton vendimin për shembjen e Teatrin

Teatri dhe Vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës

TIRANË- Këshilli Bashkiak në një mbledhje 'urgjente' mbrëmjen e kësaj të enjteje ka miratuar vendimin për shembjen e godinës. Ndërkohë që kryebashkikau i Tiranës, Erjon Veliaj, ka paralajmëruar për të hënën në orën 11:00 prezantimin për planit të teatrit të ri Kombëtar, Report TV ka mësuar se mbledhja është bërë sonte dhe është vulosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu për shembjen e kësaj godine. E diktuar nga rregullat e COVID-19, burime bëjnë me dije së mbledhja është zhvilluar online.

Vendimi, të cilin Report Tv e disponon, “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar'”  mban datën 14 maj 2012, (sot, e enjtje) numër 50. Në mbrojtje të Teatrit kanë shkuar artistët, të cilët kanë paralajmëruar që do të qëndrojnë aty gjatë natës kundër shembjes, e ndërsa iu është bashkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Teatri Kombëtar ka qenë kryefjalë e ditës së sotme, ku herët në mëngjes presidenti Ilir Meta ka dorëzuar një padi të dytë në Kushtetuese. Ai kundërshtoi vendimin e qeverisë së pak ditëve më parë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila sot e futi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për ta shembur, teksa iu përgjigj edhe kryebashkiakut Erion Veliaj duke i thënë se "Europa nuk është vetëm euro, por kulturë. Ndërkohë, Avokati i Popullit ka nisur procedurat e shqyrtimit të ankesës në lidhje me kalimin e pronësisë së Teatrit Kombëtar nga qeveria te Bashkia. Ankesa ka ardhur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila që në krye të herës ka dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar me argumentin se po shkatërrohet kultura dhe historia e këtij vendi.

( Kliko këtu ) Relacioni dhe projekt-vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 15/05/2020 10:12

    Po sikur Shqiperia te ndertohej si Japonia, mos leni nam, po lereni qeverine te punoje, te ndertoje, protesta bëtë per parkun te liqeni, per stadiumin e ri, tash per teatrin, qe është vetem gërmadhë. Ju bëni protesta vetem për interesa partiake. Prisheni sa ma pare ndërtoni nje modern.

    Përgjigju
  • PETRIT MESI: 15/05/2020 09:18

    kY OBJEKT DHE HISTORIKU I TIJ,TANI NJIHEN SHUME MIRE,KUR U NDERTUA,QELLIMI,FUNKSIONI,ADOPTIMI,DEGRADIMI,KONSTRUKSIONI E SHUME E SHUME PROBLEMATIKA TE TJERA,ME MIRE KETE OBJEKT E NJOHIN ATA QE KANE PUNUAR ATY NGA ARTISTAT DERI TEK PASTRUSET,NJOHJE TE MIRE PER KETE OBJEKT KANE DHE ATA PERSONA,QE PER ARSYE PUNE E KANE KONTROLLUAR NE VAZHDIMESI KETE OBJEKT DHE KONKRETISHT NJE NGA KETO SHERBIME,KA QENE SHERBIMI I MBROJTJES KUNDRA ZJARRIT QE E KA PAS HISTORIKISHT NJE NGA OBJEKTET ME TE RREZIKSHME DHE ME PROBLEMATIKUN NE TIRANE,PRANDAJ KETA QE MARIN PERSIPER TE ANALIZOJNE KETE OBJEKT DHE QE JAPIN MENDIME PRO KUNDER,BEJNE MIRE QE TE MARIN KONTAKT ME DREJTUSIT E POLICISE ZJARR FIKES,NE KOHE,TE PAKTEN QE NGA VITET 70 DHE ATA JANE NE GJENDJE TE JAPIN NJE VLERSIM TE QARTE TEKNIK PER KETE OBJEKT.PER DASHURINE E MADHE QE CFAQIN SOT DASHURINE DHE NOSTALGJINE E MADHE PER KETE OBJEK,KAM PERSHTYPJEN QE 99% E TYRE,NUK JA KANE PARE NDONJE HERE DEREN,PO ASHTU KETA TE DASHURUARIT MBAS KETIJ OBJEKTI,NUK DO TA KISHIN LENE ,MBAS 90-TES,TE KTHEHEJ NE BORDELLO,MEJHANE,BINGO VEN DROGE.nE KOHEN E PARA 90-tes,OBJEKTE ME POPULIT,NDERTOHESHIN NE KOANTIERET E MEDHA TE NDERTIMIT PER MAGAZINA VEGLASH PUNE,DHOMA FJETJE DHE PER OBJEKTE TE TJERA SHERBIMI,KETO OBJEKTE,KLASIFIKOHESHIN NE OBJEKTE TE PERKOSHME DHE NUK I NENSHTROHESHIN NORMAVE TEKNIKE TE KOHES

    Përgjigju
  • Lomi: 15/05/2020 00:38

    Ky grua..ri veliaj bashk me ata keshilltare mizerabel, pse e firmosen fshehurazi??? Pse nuk e bene publike prishjen?populli duhet ti ndeshkoje,ke pronat e veliajt dhe keshiltareve

    Përgjigju
  • Cimi: 15/05/2020 00:17

    Cojini policin e forcat speciale e merrini zvarr ato njeres e shembeni menjeher se turp ajo ndertes me perberje kancerogjene . Ska as arkitektur asigja

    Përgjigju
  • Dragon: 14/05/2020 23:26

    Cfare lidhje ka ky Veliaj me Ps'n? PO Rama? Hajduter, fiks si Sala me shoke. Njelloj te gjithe.

    Përgjigju
  • diana: 14/05/2020 23:12

    TURP ,,TURP,TURP,,TEATRI NUK MUND TE SHEMBET SEPSE eshte I popullit te tiranes,,ai nuk eshte teatri I erion veliajt dhe edi rames,,,po pruri fadromat atehere populli me ne krye artistet te versulet dhe te thyeje dhe shkatarroje bashkine e tiranes,,,dhe ate ministrine ne krah aty...

    Përgjigju
    • Tutu: 15/05/2020 08:38

      Gjithmone shqiptaret flasin veresije.... duhet pritur projektin se cfare do behet pastaj flitet... boll me populizma , keni harruar qe jetojme ne kapitalizem... populli i Tiranes dhe i Shqiperise ka mender .... tek teatri....sa per artistet: ata qe dalin aty shumicen nuk i njeh as skena dhe as ekrani... jane ca deshtake qe i vetmi rol qe dijne te bejne eshte servilizmi politik ... se dhe shkollen ne ato linja e kane marre... vetem rolin e mercensrit e qajne...

    • Lulzimi: 15/05/2020 01:28

      Po mfal teatrin nuk do rindertohet vetem per Edi Ramen dhe Erion Veliajn por dhe per ty dhe popullin shqiptar qe te vizitosh teatrin dhe ne vend te ketij mesazhi qe ka nota dhune , te percjellesh nje tjeter qe te transmetoj kulturen e nje shqiptari :))

    • Denis: 15/05/2020 01:17

      Diana teatri nuk eshte i tiranes dhe tirana ska popull ka banore.Teatri eshte i popullit shqipetar i cili nuk banon vetem ne tirane.Ky shoku e ka shprehur shume bukur cfare poshtersie po behet me kulturen shqiptare lexoje ketu https://www.lidhuni.com/threads/cmendoni-per-shembjen-e-teatrit-kombetar.185268/#post-185537

    • Po ca populli thua o debile: 15/05/2020 00:16

      Ca esht ajo ndertes turp me kasht e balte po te bej nje ndertes dinjitoze sic i ka hije . Ku e shikon polullin ti ? Apo 15 veta ? Populli tiranes asht dakort per shembjen e nuk del asnjeri ta mbroj

  • Uku Momlit: 14/05/2020 22:53

    Fortune ne gote. Ose kacafytje gjelash ne maje te mases plehut korruptiv jo ti por une. Asgje me shume. Gerr-verret e rastit.

    Përgjigju
    • Gim: 15/05/2020 09:22

      Shkurt, sakte dhe kthjellet.

  • LORA: 14/05/2020 22:36

    Ngulja e babaleve me thonj per te mbrojtur gerdallen godine te teatrit eshte nje rekord marxhinal primitivesh dhe antishquptaresh ,kunder progresit ne shtetin e shqiptarve. Uroj t'e kem fatin t'e shoh sa me shpejt shfaqje ne kushte dinjitoze bashkekohore ne teatrin e ri.E adhuroj artin dramatik.

    Përgjigju
  • XXX: 14/05/2020 22:13

    Futini nje te shembur e te mbledhin mendjen langashet e legenat qe benje gam gam.

    Përgjigju
    • Wwww: 15/05/2020 01:52

      Me te futur e me te shembur nuk kemi ku vemi asgjekundi o frymor qe ndot ajrin kot e nuk vlen asnje qindarke me shume!! Po sa hajvana paskeni qene e sa te vegjel. Ah mor enver hoxha, sa rrenje te ndyra paske pasur, e nuk kane fund brezat qe vijne kopje te shemtuara te cdo brezi qe iken.

    • Ops: 14/05/2020 23:00

      Si emri qe ke ashtu dukesh dhe ti

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana

Miqësoret/ Gentian Mezani rikthen Laçin te suksesi, triumfojnë Kukësi dhe Tirana