Basha: Fola me Mitsotakis, Greqia do na vërë në dispozicion planin për rihapjen e turizmit pas COVID-it
Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në fokus të këtyre bisedave, siç zyra e shtypi të PD-së njofton, ka qenë situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 që nga punësimi i emigrantëve sezonal te ndihmat ekonomike.
Nuk ka kalur pa vëmendje edhe turizmi, për të cilën Basha shprehet se pati një dakordësi me Mitsotakis për t'i vënë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.
"Pata kënaqësinë të zhvilloja një videokonferencë me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis për të diskutuar situatën e krijuar nga pandemia, por dhe masat e ndërmarra për përballimin e saj. Gjatë bisedës, e falenderova kryeministrin grek për mundësitë e krijuara për punonjësit sezonalë nga Shqipëria në këto kohë të vështira. Sa më shumë mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë aq më mirë është për ekonominë tonë në këtë kohë krize. Shqiptarët në Greqi dhe komuniteti grek në Shqipëri janë ura të rëndësishme lidhëse mes dy popujve tanë.
Në këtë drejtim diskutuam edhe mundësinë e ndihmës për sektorin e turizmit shqiptar për të cilin kryeministri Mitsotakis u shpreh i gatshëm të na vërë në dispozicion strategjinë e tyre të menaxhimit të turizmit në këtë kohë pandemie.
Në emër të PD e falenderova kryeministrin grek për vullnetin e shprehur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen si kryetar i Nea Demokracia, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane, për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të domosdoshme dhe përmbushjen sa më parë të 15 kushteve për integrimin europian të Shqipërisë. Nga ana e tij kryeministri Mitsotakis më siguroi se Greqia dëshiron dhe do të ndihmojë për një Shqipëri europiane, demokratike dhe me një ekonomi të zhvilluar", njofton PD-ja.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Ylli Pata: Shkaku real i bllokimit të primareve dhe zgjedhjeve brenda PD
15 Dhjetor, 22:55
-
14 vite nga liberalizimi i vizave me BE, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të
15 Dhjetor, 14:15
-
Basha reagon ndaj sulmeve të Berishës: PD s’do jetë kurban i klubit Partizani (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:43
-
Basha mesazh për demokratët: PD s’do jetë kurrë prona familjare e Berishës me tapi të Edi Ramës, një faqe e re po hapet për Shqipërinë
11 Dhjetor, 17:05
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor, 15:46
-
Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni
11 Dhjetor, 15:08
-
'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve
10 Dhjetor, 09:46
-
Mero Baze: Pas zgjedhjeve...qameti!
10 Dhjetor, 07:20
Po ky fshat
PërgjigjuKur do hapen KUFIJT the tha gje?
PërgjigjuIk ore ç na duhene jorgjete ata po vdesin vete për bukë!
PërgjigjuPo kush te pjerdh ty Aman
PërgjigjuSot sesht as dita e rrenave, po kush je ti qe interedohesh kaq shum per turizmin shko fali ndonje fukarai ushqime e i paguaj ndonje personi listen ke dyqanet se le nam me kto qe thua
PërgjigjuI kerkova edhe une nje program micotaqit dhe me tha e ke gati hajde e merre, por pres te hapen kufinjte
PërgjigjuÇpune ka Micotaqi o Lulush,cdo vend ka specifikat e tij. Pasi shkaterruat gjithe industrine,fermat u shitet detin, etj.e i transformuat Shqipetaret ne argate te Grekeve,cfare diskutuat ?
PërgjigjuCfare propagande boshe! Planet e hapjes! Idiotllek> Shko ne Google dhe gjen Planet e Hapjes se gjithe vendeve te botes, duke perfshire ate te Shqiperise, Greqise, Italise, OBSH etj
PërgjigjuPo cfare lidhje ke ti me turizmin dhe planet e hapjes? Akome nuk e ke kuptuar se pervec “noc rrokut” nuk ke asgje ne dore? Populli ka zgjedhur Ramen kryeminister me shumice absolute votash dhe jo ty. Plas po deshe ti dhe ata primitivet qe te ndjekin ty!
PërgjigjuPopulli në votime bën TËRMET. Edhe Zogu i Tiranës votoi. Tërmet, tërmet
A robq*ri I mutit.ben sikur je kryeministr dhe merr urdhra nga agjentura greke qe ta bllokosh shqiperin si gjithmon .populli do te ndershkoj per keto tradhtit e tua nga dosjen kunder UCK te deti QE I fale greqis ne bashkepunim me motren e MICOTAKIS qe akoma e Quan shqiperin Vorio Epiri.
PërgjigjuMos fole se do firmosesh per detin pa asnje kundershtim. Po kush te beson ty eshte budalla