Kryedemokrati Basha vijon sërish akuzat e tij ndaj qeverisë shqiptare për mënyrën e menaxhimit të situatës së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter këtë të dielë, Basha shkruan se kryeministri i vendit ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë.

Ai thotë se vendi ynë ka testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit total.

"Pasi shkatërroi ekonominë tani, po shkatërron shëndetin e njerëzve" - shkruan Basha.

"Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve" - shkruan Basha në Twitter.