Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët

Basha vizitë në Berlin, takim me Knut Abraham e CDU: Lufta kundër korrupsionit sfidë për vendin, keqqeverisja po largon shqiptarët

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin.

Gjatë takimit, Basha theksoi sfidat e vendit, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për respektimin e shtetit ligjor.

Basha shprehet se pjesë e bisedës ishte edhe bashkimi i votave mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës për lirimin e zyrtarëve të korruptuar, duke e cilësuar si një mesazh negativ për drejtësinë, si dhe mbylljen e listave.

"Sot pata kënaqësinë të takoj në Berlin mikun tim, deputetin e CDU-së, Knut Abraham, i cili është një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Diskutuam mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, respektimi i shtetit ligjor, etj. Qeveria dhe një pjesë e opozitës, duke bashkuar votat për të liruar zyrtarët e korruptuar, i dhanë një mesazh tejet negativ organeve të drejtësisë, duke thënë se ju i dënoni të korruptuarit, por ne i lirojmë. Bashkimi i votave të Edi Ramës dhe një pjese të opozitës që drejtohet nga Sali Berisha për mbylljen e listave u hoqi mundësinë shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre deputetët në Kuvendin e Shqipërisë", shkruan Basha. 

Një tjetër temë e rëndësishme ishte largimi masiv i shqiptarëve për shkak të keqqeverisjes, që sipas Bashës ka sjellë humbje ekonomike prej mbi 800 milionë euro në vit.

"Gjithashtu diskutuam për plagën e madhe të Shqipërisë sot, që është largimi masiv i shqiptarëve, pasi keqqeverisja e ka pamundësuar ndërtimin e një jete dinjitoze në vendin e tyre. Si pasojë e emigracionit, Shqipëria ka sot më shumë se 800 milionë euro humbje në vit, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Knut Abraham, deputet i Bundestagut, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe në NATO, si dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE, është në interes të BE-së, paqes dhe sigurisë në rajon. Europa duhet të mësojë nga lufta në Ukrainë për të zgjidhur konfliktet e ngrira, të cilat, siç dëshmoi ngjarja e Bajnskës një vit më parë, mund të kthehen në kërcënim për sigurinë", shkruan Basha. 

Nga ana tjetër, deputeti gjerman Knut Abraham, mbështeti fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës dhe NATO, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë në rajon dhe paqen në Evropë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja