/ATSH- I. Vata/-Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, gjate takimeve qe ka zhvilluar dje me banore te Vlores, e ka vleresuar situatën ekonomike në vend si mjaft të rëndë, madje e ka cilësuar një skamje në çdo drejtim dhe për këtë ka akuzuar qeverinë.
Basha eshte njohur me shqetësimet e banorëve të Vlorës dhe Komunës së Gjormit për rritjen e taksave, faturat e energjisë, papunësinë, falimentimin e fermerëve, skamjen dhe varfërinë. Banorë te qytetit i kanë folur Bashes per kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë, papunësinë, pamundësinë për të siguruar ushqimet bazë, faturat abuzive të energjisë elektrike, rritjen e taksave dhe rënien e fuqisë blerëse, cka ka çuar drejt mbylljes shumë biznese të Vlorës.
Basha, pasi dëgjoi shqetësimet e qytetarëve, u shpreh se "kjo situatë është rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së taksave, rritjes së paligjshmërisë, rritjes së pandjeshmërisë, faktit që nuk duan t'i dëgjojnë më qytetarët. Ua morën votën dhe s'duan t'i dëgjojnë më".
/Shqiptarja.com