TIRANË – Blirët, drurët me aromë të mirë, janë zgjedhur nga kryebashkiaku Lulzim Basha për të gjelbëruar njësinë bashkiake nr.4. Nëse në gjithw Tiranën do mbillen rreth 3 mijë, 900 blirë u mbollën vetëm sot.

Kryebashkiaku Basha e ka cilësuar mbjelljen e pemëve, si pjesë të përpjekjes së Bashkisë për të sjellë sa më shumë gjelbërim në kryeqytet, për të shtuar në këtë sezon mbjelljesh 4000 fidanë pemë të reja anembanë qytetit, duke arritur kështu në 12 500 numri total i pemëve të mbjella që nga sezoni i mbjelljeve të vjeshtës së vitit 2011.

Mbjellja e pemëve të reja është shtrirë në të gjithë Tiranën, nga sheshi ”Shqiponja”, restorant “Durrësi”, rruga “Qemal Stafa”, në Kinostudio, zona e “Xhamllëkut”, Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin “Studenti”, etj. Rreth 3 mijë pemë të llojit bli po mbillen në Tiranë. Me prioritet është parë zona e Liqenit Artificial të Tiranës, ku vetëm gjatë kësaj jave janë mbjellë 600 fidanë pemë të reja.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)