TIRANË - Në deklaratën e parë publike për zgjedhjet e 21 Qershorit, lideri i opozitës Lulzim Basha foli për një fitore të madhe të Partisë Demokratike, edhe pse në fakt të majtët kanë fituar dukshëm një numër shumë më të madh bashkish se sa demokratët. Por ky element nuk e ka ndalur kryedemokratin Basha ta cilësojë votën e 21 Qershorit si ringritje të Partisë Demokratike, veçanërisht në ato bashki të cilat demokratët u shpallën fitues për herë të parë pas dy dekadash. Lideri i opozitës tha se nuk e sheh këtë rezultat si vetëkënaqësi por si një hap të rëndësishëm para në rang kombëtar.
“Dua ta nis me një falenderim për të gjithë ju që morët pjesë në votimet e 21 qershorit. Rezultatet paraprake në shkallë kombëtare tregojnë se këto zgjedhje janë një hap i madh për Partinë Demokratike. Pavarësisht prej hartës territoriale të manipuluar nga dyshja Rama-Meta për interesat e pushtetit të tyre, pavarësisht prej kandidimit të personave me rekorde kriminale.Pavarësisht prej përfshirjes së malavitës dhe bandave të lidhura me pushtetin të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, akitivistët dhe zgjedhësit tanë nën hundën dhe para syve të policisë; Pavarësisht prej presioneve të paligjshme ndaj administratës nga kryeministri dhe kryetari i kuvendit dhe përfshirjes masive të institucioneve shtetërore në fushatën elektorale; Pavarësisht prej transferimeve të paligjshme të mijëra zgjedhësve dhe falsifikimit të kartave të identitetit; Pavarësisht presionit të ushtruar ndaj medias së lirë; Pavarësisht prej gjuhës së paprecedentë kërcënuese dhe anti demokratike e anti europianiste të krerëve të qeverisë; E pavarësisht prej blerjes masive të votës fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë; Partia Demokratike me aleatët ka hedhur një hap të madh të ringritjes duke rritur mbështetjen popullore anembanë vendit, duke fituar një numër të madh bashkish disa prej tyre për herë të parë në dy dekada, dhe duke ngushtuar diferencën në të tjera bashki anembanë Shqipërisë, nga jugu në veri, nga lindja ne perëndim. Kjo është një dëshmi e vendosmërisë dhe forcës tonë. Kjo është një fitore për të gjithë demokratët. Me këtë rast dua të falenderoj nga zemra kandidatët tanë tanë per përfaqësimin dinjitoz dhe mesazhin e madh të shpresës dhe alternativës që i dhanë qytetarëve shqiptarë! Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që treguan guxim duke sfiduar këtë mekanizëm presioni dhune dhe blerje votash, duke votuar Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë, dua të falenderoj mbështetësit, komisionerët, numëruesit, dhe vëzhguesit për punën e palodhur, të cilët bënë më të mirën, që zëri i qytetarëve të dëgjohet pavarësisht qindra incidenteve!", - tha Basha.
E përpos kësaj, Basha tha nuk do të mungojë analiza për rezultatin e zgjedhjeve ku secili do të mbajë përgjegjësi për humbjet. Lideri i opozitës veçoi Bashkinë e Dibrës, një bastion tashmë të humbur të demokratëve ku Ilir Krosi nuk mundi të marrë një mandat të tretë, e po ashtu Bashkinë e Durrësit, ku Grida Duma nuk mundi të dalë fituese përballë kandidatit të majtë Vangjush Dako.
Por nga ana tjetër, sipas Bashës këto zgjedhje ishin ndëshkim për mazhorancën.
"Megjithë investimin e tyre total, mjetet dhe format e presionit të hapur dhe të fshehtë të kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, pazareve që shtuan vagonët e babëzisë në trenin e qeverisë, koalicioni i tyre ka pësuar një braktisje të madhe nga votuesit çka përbën refuzimin nga njëra anë të hartës territoriale Rama-Meta, të bërë pa konsultim me qytetarët dhe kundër interesave të tyre, dhe nga ana tjetër një mesazh të qartë e të prerë kundër keqqeverisjses, varfërisë, papunësisë, pasigurisë dhe padrejtësisë” , tha Basha.
Basha ndërkohë akuzoi mazhorancën për përpjekje të manipulimit të zgjedhjeve, incidente të cilat sipas liderit të opozitës u janë bërë të ditura edhe vëzhguesve ndërkombëtare.
"Për fat të keq këto zgjedhje janë një kthim i dukshëm prapa për Shqipërinë, misoni i ODIHR, Këshillit i Europës, Ambasada e SHBA dhe përfaqësia e BE folën qartë për shqetësimet e mëdha. Pretendimet e Partisë Demokratike u vërtetuan. Qeveria me arrogancë injoroi kërkesën tonë dhe sugjerimet e nderkombëtarëve për të mos kandiduar persona me rekorde kriminale. Kjo qeveri edhe një herë tregoi se nuk është e interesuar për të përmbushur detyrimet e veta para shqiptarëve. Unë dua të garantoj sot të gjithë qytetarët që na besuan me votë por edhe ata qindra mijëra që për arsye të presionit, të frikës apo edhe të kërcënimeve për bukën e gojës nuk votuan se ne do të vazhdojmë betejën tonë për t’ i kthyer Shqipërisë shpresën, zhvillimin, punën dhe dinjitetin. Beteja jonë kundër intimidimit dhe presionit ndaj zgjedhësve, kundër blerjes së votave dhe pushtetit me paratë e korrupsionit dhe krimit, kundër kandidatëve dhe të zgjedhurve me rekorde kriminale do të vazhdojë. Beteja jonë për tu hequr lakun nga fyti qindra, mijëra familjeve shqiptare që mezi mbyllin muajin dhe për të ndalur spiralen e rënies ekonomike, shpirtërore dhe të gjithëanshme, beteja jonë për taksa të ulëta, çmime të ulëta, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të ardhura më të larta, ka marrë sot një mbështetje të madhe kombëtare dhe kjo na mbush me energji të reja. Partia Demokratike dhe unë do te jemi në krahun tuaj që sëbashku me ju nga ky hap i madh të bëjmë hapin vendimtar drejt të ardhmes sonë të re". tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike vuri theksin në procesin e numërimit për këshillat bashkiak, ku ju drejtua me apel mazhorancës që të heqë “dorë nga çdo përpjekje për t’i shtrirë parregullsitë në këtë fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor”.
“Dua t’iu drejtoj një thirrje numëruesve të Partisë Demokratike dhe numëruesve në përgjithësi, që të mos manipulojnë votat për Këshillat Bashkiakë”, - përfundoi Basha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com