Ira, bashkëshortja e aktorit Gaz Pajës ka festuar 25 vjetorin e lindjes.
Pas organizimit të dasmës madhështore, çifti konfirmoi se ishte në pritje të një fëmije.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Ira ka preferuar që tema e ditëlindjes së saj të kishte në qendër të organizimit idenë e ardhjes së një bebeje, djalë.
Dekori dominohej nga ngjyra bojëqielli dhe Ira dukej më e bukur se kurrë me barkun e rrumbullakosur.
Ajo dukej rrëzëllitëse me një fustan ngjyrë rozë që ia shtonte akoma dhe më shumë ëmbëlsinë që e karakterizon.
Në ditëlindje morën pjesë mikeshat e saj dhe partneri Gazi, të cilët këndonin e kërcenin nën atmosferën festive.