MAL I ZI - Dimensioni Parlamentar i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në fushën e transportit", ishin në fokus të një takimi të organizuar në Ulqin të Malit të Zi me pjesëmarrjen e deputetëve të Parlamentit shqiptar, pjesëtar të komisionit të Ekonomisë dhe homologëve të tyre malazez, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Transportit për çështjet detare në qeverinë e Malit të Zi, Ivan Brajoviç, eksperte për çështjet e transportit, drejtues vendore etj.
Ndër të tjera, pjesë e kësaj tryeze ishin diskutimet rreth projekteve konkrete që do t'i japin një hov të mëtejshëm zhvillimi infrastrukturës dhe transportit në dy vendet përkatëse, si një nga pikat kyçe të forcimit të mëtejshëm ekonomik.
Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Agron Çela, përfaqësues i forcës politike të LSI-së, duke u ndalur konkretisht tek projektet që do të ndihmonin në zhvillimin e Shkodrës dhe të Ulqinit, si dy qytetet fqinjë, të cilët kanë si prioritet turizmin, solli në vëmendje aksin rrugor, Velipojë - Ulqin, ndërtimi i së cilës do t'i jepte një zhvillim të madh të dyja zonave përkatëse.
Për këtë, deputeti Agron Çela, kërkoi nga ana e Ministrit të Transportit për çështjet detare në qeverinë e Malit të Zi, Ivan Brajoviç, të dijë më shumë rreth fazës së projektit dhe kohës kur do të bëhet e mundur nisja e këtij investimi tejet të veçantë për zhvillimin e turizmit të dyanshëm mes të dy vendeve përkatëse.
Po kështu, zoti Çela vuri në dukje prioritetin që duhet të ketë projekti për rikthimin e linjës së lundrimit, Ura e Bunës-Shkodër-Virepazar-Krajë-Mali i Zi, një iniciativë e kahershme mes të dy vendeve përkatëse, që në fakt, për një periudhë të shkurtë kohore pati funksionuar.
Sipas tij, vënia në funksion e kësaj lindje lundrimi është një tjetër mundësi e mirë për të patur një turizëm të qëndrueshëm.
Duke përshëndetur këtë nisem që bashkon së bashku komisionin ekonomisë së Parlamentit Shqiptar dhe atë të Malit të Zi, deputeti Çela, vlerësoi mundësinë që i jepet të dy palëve për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik të përbashkët, ku fokus është infrastruktura dhe transporti, pasi sipas tij, këto dy drejtime janë shumë të rëndësishme për të dy vendet përkatëse, duke u bërë shtysë për një hov të ri zhvillimit, jo vetëm ekonomik, por edhe atij turistik.
Nga ana tjetër, pala malazeze, duke mirëpritur diskutimin e deputetit Çela, si dhe pikat në të cilat ai u ndal, mori përsipër angazhimin e plotë rreth këtyre çështjeve në mënyrë që ato të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë dhe funksionale për të dy vendet përkatëse.
Duke theksuar që bashkëpunimi me Shqipërinë është i shkëlqyer, Ministri i Transportit për çështjet detare në qeverinë e Malit të Zi, Ivan Brajoviç, tha se të dy vendet duhet të aplikojnë së bashku tek fondet ndërkombëtare për realizimin e një sërë projektesh në fushën e lidhjes së komunikacionit.
Më tej ai bëri të ditur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë forcuar në kuadër të integrimeve evropiane dhe në kuadër të iniciativave evropiane dhe rajonale, dhe se këto dy shtete janë shembull i bashkëpunimit në rajon.
Sipas tij, shumë shpejt Shkodra dhe Podgorica do të lidhen me një rrugë që do të shkurtohet me 40 minuta, ndërkohë që nënvizoi edhe projektin, e rrugës Plavë - Guci, rruga Cemi i Trieshit me vlerë 130 mijë euro, rruga Stari Aerodrom- Dinoshe-Triesh që është 23.4 km, rruga Guci- Gerça me gjatësi 5 km me një vlerë rreth 2 milion e 45 mijë euro etj.
Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe rëndësia e shfrytëzimit edhe e lumit Buna, liqenit të Shkodrës, linjës hekurudhore Podgoricë - Shkodër, që janë pika të forta të lidhjes mes të dy vendeve./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com