Bashkëshorti i Céline Dion organizon
varrimin e tij, 'për qetësinë e Céline'

Bashkëshorti i Céline Dion organizon<br />varrimin e tij, 'për qetësinë e Céline'
Edhe ndërsa i afrohej fundit, bashkëshorti i Céline Dion shqetësohej për qetësinë dhe mirëqenien e yllit botëror të muzikës. René Angélil planifikoi funeralin e tij deri në detajin e fundit, për të hequr barrën nga gruaja e tij.

Mikesha dhe stilistja e saj, Annie Horth, në një intervistë për revistën People tha: “René ishte mjaftueshëm bujar sa të përgatiste gjithçka gjatë muajve të fundit. Prandaj dhe Céline po e përballon situatën në paqe dhe me kontroll.

Menaxheri i Dion vdiq vetëm dy ditë para përvjetorit të 74-ët, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin e fytit. Varrimi i tij do të bëhet të premten, në bazilikën e Notre-Dame në Montreal, vend ku u realizua dhe ceremonia martesore me Céline Dion 21 vite më parë.

Celine, e cila ka qenë nën menaxhimin e tij qysh prej moshës 12 vjeçare ka vendosur të mos këndojë në ceremoninë mortore. 
celine dion
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'