Bashkëjetuesi e denoncoi të humbur...burri i parë i 48-vjeçares: Nga inati do e marr prap për grua!

PA GJURMË- Historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv mori zgjidhje. Gruaja e denoncuar nga bashkëjetuesi, Bardhyl Xhafaj i saj se ishte zhdukur, ishte rikthyer tek bashkëshorti i saj i parë dhe është shëndoshë e mirë. Kozeta Duraj në një lidhje telefonike në studion e Repor Tv tregoi se kishte zgjedhur që të largohej nga shtëpia, sepse Bardhyli nuk e kishte trajtuar mirë.

"Nuk e dua më të shikojë jetën e vet, nuk e duroja më, mora djalin dhe ika. Jam mirë me shëndet, jam rikthyer te burri", tha Kozeta në lidhjen telefonike.

Ndërkohë, më herët burri i Kozetës ka akuzuar se Bardhylin se ka marrë me dhune dhe ka shfrytëzuar faktin se nuk ishte mirë me shëndet.

Arjan Duraj: I thuaj atij që gruaja është kthyer tek burri i saj me gjithë djalin dhe nuk e do më atë. Ai e ka përzënë e ka flakur në rrugë. Ajo ishte e sëmur me të meta mendore dhe më ka marrë nga puna. Sa herë i thosha a ke lidhje më gënjente. Ma ka nusen fshehtas në Kombinat për katër muaj. E kam kërkuar katër muaj dhe më ka thënë nuk di gjë dhe në polici ka thënë nuk di gjë. Ai bëri të pamundurën derisa ma hoqi gruan nga fëmijët. Gruaja është tek burri dhe është kthyer tek ai, ndaj sinjalizoi të gjithë që gruaja është kthyer tek burri me gjithë djalin.

Pa gjurmë: Eshtë mirë Kozeta tani?

Arjan Duraj: Eshtë shumë mirë do ta çojë vetë ta kuroj tek mjeku në Vlorë. Unë nuk kam dashur të dal në televizor, por do t’ja nxjerr të gjitha të palarat atij maskarai, se ma ka marrë me mashtrim gruan. Dhe unë i thosha që është e sëmurë. Ata nuk besonin...kam qenë familjar i rregullt...më ka prishur shtëpinë. Kam dy vjet që e kërkoj dhe nuk i kam dal në rrugë, se e di që është e sëmurë dhe e kam lënë të qetë...se e dija që do kthehej një ditë tek mua...siç u kthye. E përzuri në rrugë, pse e kërkon ai. E ka përzënë disa herë në rrugë. Madje me gjithë Kozetën do vij në emision. Nuk ka turp se më ka prishur familjen... E nxjerr 500 herë në rrugë sikur ishte njeri pa njeri ajo. Sikur ishte pa fëmijë, apo mori vesh ai se hoqa dorë unë ?Do vij se më ka turpëruar familjen dhe nga inati i tij do ta marr prapë për grua, do t’ja hedh dorën se është e sëmurë. Maskarai që duket si burrë i mirë. Më prishi shtëpinë. Kemi qenë familje e rregullt. Ai ishte pa grua dhe mori gruan time... Po do vi unë edhe nëse nuk vjen gruaja.

Pas kësaj telefonate, Bardhyl Xhafaj tha se tashmë do të shohë jetën e tij, por i bindur se Kozeta do të rikthehet sërish në shtëpinë e tij.

"Të shof jetën e vet, mua më bëhet qejfi. Nga sot e tutje unë jam shumë i qetë. Shyqyr që nuk na bëri diçka të keqe. Ajo të shohë hallet e veta, unë hallet e mia. Jam i bindur se do të vijë prap", tha Bardhyli.

VIDEO/ Emisioni

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 01/11/2019 06:31

    Hahaha hahahahhaahhahah Humor shpellash ik e hajde e hajde dhe ik...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh