Bashkëmoshatarët!

Bashkëmoshatarët!

Redon Makashi dhe Evis Cerga

Jam moshatare me Redonin. Kam banuar në një lagje me Eltonin. Jam mbesa e Verës, mbesa e Agimit. Me Nanin jemi një rrënjë. Ndaj nostalgjia më kap shpesh. Për atë botë plot art e muzikë. Për këngët që na bënin të dashuroheshim dhe të derdhnim lot, qoftë edhe kot. Jetova në një lagje me Bibliotekë, ndonëse ajo “fshihej” pas dyqanit të “Ushqimores”. Itinerari im ishte i thjeshtë. Nga “Petro Nini” te “11 janari”, e nga “11 janari” te “Lumja”, te “Petro Nini”. Lagja ime e vjetër ka ndryshuar, por "Petro Nini" nuk ka lëvizur. Në kangjellat e saj nuk mbështet asnjë nxënës. askush nuk bën paralele. Nuk ka "Petro Nini" një profesor Vojo. 11 janari është tani Edit Durham.

Pallatet janë vjetruar ndërsa banorët kanë “ngrirë“ në kujtesë. Hyj mes pallateve të gjej fëmijërinë. Të gjej Etlevën që u transferua në Berat. Të gjej motrën e Tonit që u largua në një vepër të rëndësishme me prindërit në Fier. Të gjej një shkumës të luaj me peta. Të bëj diçka të thërras veten të vijë të më takojë. Vetja e larguar përditë e më shumë nga unë më shmanget sa herë kërkoj ta rrok e t’i them të mbledhë veten se nuk është më fëmijë. Por vetja është vetvete. Ka plot gjëra brenda në gjoks (dikur kjo fjalë kishte vetëm kuptim letrar) dhe kërkon të shfryjë që të tregojë ato që mban brenda.

Nostalgjia ngre krye në ditë me ngjyrë të papërcaktuar. Turbullira e motit më turbullon shikimin dhe shkrimi më del siç do vetë. Një gjë e kam fort të qartë do të mbetem nostalgjike e përbetuar

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë

SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë