Bashkëpunim pas 25 Prillit, ftesë e sinqertë e Ramës apo test për Bashën?

Bashkëpunim pas 25 Prillit, ftesë e sinqertë e Ramës apo test për Bashën?

Kryedemokrati Lulzim Basha kryeministri Edi Rama

Teksa 10 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, Edi Rama ka gjetur vullnetin të konfirmojë në publik atë që deri dje ishim mësuar ta dëgjonim në biseda tavolinash. Kryesocialisti e ka ftuar Lulzim Bashën në një bashkëpunim me Partinë Socialiste, nëse kjo e fundit fiton zgjedhjt e 25 Prillit. Ndoshta, përmes kësaj thirrje, Rama i ka hedhur një ‘kamerdare’ Bashës për të justifikuar pozicionin e tij të mëpasshëm në krye të PD-së, nëse humbet zgjedhjet për të disatën herë.

Kjo deklaratë ka bërë jo pak çudi, por që Rama e ka justifikuar si ‘sakrificë’ të ndarjes së pushtetit të fituesit me humbësin në emër të një projekti të ri dhe sipas shembullit të vendeve të BE ku forcat kryesore bashkëqeverisin. Kusht për Ramën, siç shprehet ai, është vetëm shkëputja e opozitës nga dirigjimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kjo ftesë e hapur, jo detyrimisht duhet pranuar nga Lulzim Basha. Ama sot, ai ka një derë të hapur ndoshta jo drejt pushtetit siç jemi mësuar ta shohim fituesin, por si zë brenda qeverisjes së paku për të realizuar një pjesë të ideve të tij. Fjala bie, kreu i PD ka premtuar së fundmi se do të çelë negociatat me Bashkimin Evropian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij. Në rast të fitores së PS, tashmë atij i jepet mundësia, pa shaka, që të kontribuojë jo vetëm për këtë premtim, por edhe për ndryshimet e sistemit ekonomik që artikulon dita ditës.

Sigurisht që Edi Rama nuk ka nevojë për një përgjigje. Do të ishte naive dhe po aq e sikletshme që Lulzim Basha ta pranonte një ftesë të tillë në prag të zgjedhjeve, kur dëshiron të sigurojë mundësisht një shumicë të tijën absolute. Por gjithësesi, kryedemokrati duhet t’i përgjigjet ftesave me refuzim ose në pajtim me to përmes, pse jo, metaforave. Në të kundërt ftesës së fituesit për të ndarë pushtetin me forcën e dytë politike, s’mund t’i ikësh duke kërkuar debat publik sikur ke gjetur levën e Arkimedit, e duke rrahur gjoksin se Rama nuk përballet në një SHOW televiziv… Me ‘çirakun’ e Saliut dhe Ilirit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen