Tiranë - Nga data 2 deri 14 shkurt 2015, në formën e një tryeze të rrumbullakët, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë dhe Ambasada Franceze në Tiranë, do të organizojnë disa takime informuese, diskutime, dhe shkëmbime praktikash me restauratorë dhe profesionistë të sistemit të të trashëgimisë kulturore nga vëndi, të cilët do të njihen me të rejat më të fundit, praktikat, apo edhe teknikat bashkohore, me anën e disa ligjërimeve nga ekspertë si Roch Payet, Frederik Stamati.
"Restaurimi në Shqipëri, zbulime dhe rekomandime", "Konservimi parandalues", "Puna diagnostifikuese dhe kushtet ambientale të ruajtjes së ikonave", "Praktika konservimi mbi objektet dhe artifaktet e trashëgimisë kulturore", "Kushtet fizike të konservimit" etj, do të jenë disa nga temat që Payet dhe Stamati do të trajtojnë si ligjërime për praktika të ndërsjellta në fushën e restaurimit.
Me restauratorët dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Shkodër dhe restauratorëve të IMK-së, Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat, do të zhvillohet edhe një trajnimin dy-javor në ambjetet e Muzeut Onufri në Berat dhe në Muzeut të Artit Mesjetar Korçë, si dhe në vizitën në Muzeun e Oso Kukës, Shkodër, me qëllimin për të parë nga afër piktura të këtij muzeu që nevojitet ndërhyrje restauruese./ATSH/
/Shqiptarja.com