Bashkëpunimi i dy fronteve ne krizë të Jinping dhe Putin për të ‘vulosur’ fundin e diplomacisë interveniste të Biden

Bashkëpunimi i dy fronteve ne krizë të Jinping dhe Putin për të ‘vulosur’ fundin e diplomacisë interveniste të Biden

Xi Jinping dhe Vladimir Putin

Krizat aktuale të Ukraniës dhe Tajvanit janë duke u rritur njëkohësisht me këto kriza edhe aleanca e paprecendetë por e parashikueshme e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi jinping. Cilësohet si e parashikueshme pasi siç dimë, historikisht këto shtete kanë qenë rivalët kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhojë, taktika e fundit për të shmangur një triumfim të Presidentit amerikan Joe Biden është bllokimi në dy fronte.

Si mund të kryhet një bllokim në dy fronte?

Politika e jashtme e SHBA-ve karakterizohet nga një diplomaci e spikatur, si e tillë Amerika logjikisht nuk ka as kompetencat e as ideologjinë e duhur për të hapur zjarr në raste krizash. Nuk kemi një teori të shkruar ‘e zeza mbi të bardhë’ po gjasat që Amerika të mbajë këtë lloj qëndrimi janë të pakta.

Siç edhe e shpjegojnë ekspertët, konkretisht një profesor specialist mbi çështjen e Kinës dhe Rusisë, SHBA nuk është e përgatiur për një luftë me këto dy shtete.

"Unë nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të shkuar në luftë në Ukrainë. Unë nuk mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të hyrë në luftë për Tajvanin.’, deklaroi për Newsweek Lyle Goldstein, ekspert për shtetin e Kinës dhe Rusisë.

"Unë i qëndroj të dyja këtyre pikave," shtoi ai. "Pra, për t'i bërë të dyja, jo, absolutisht jo."

Goldstein tha se është e rrallë të jesh plotësisht i përgatitur për një luftë, por skenarët e Ukrainës dhe Tajvanit në veçanti "janë maksimalisht stresues pasi përfshijnë luftë me intensitet të lartë në teatro që janë jashtëzakonisht të vështira kundër kundërshtarëve që kanë atë masë të vetme fokusi, Secila prej tyre do të ishte shumë stresuese dhe unë do të argumentoja, nëse do të përfshiheshim, ka një mundësi të mirë që të humbasim, sigurisht angazhimet fillestare, por ndoshta edhe përtej kësaj”, shtoi ai.

Edhe Pentagoni nuk ka ofruar siguri në lidhje më gatishmërinë e menaxhimit të dy ‘teatrove’ në të njëjtën kohë. E pyetur nga gazetarët javën e kaluar Maria Karlin u shpreh se nuk rishikimi global nuk e shqyrëton si çështje si dhe shton se sipas saj SHBA nuk e ka ende ushtrinë më të fortë në të gjithë botën.

‘Rishikimi i Qëndrimit Global nuk e shikon atë çështje.’ Sa i përket qëndrimit të saj personal, ajo iu shty për rezultatet ende të ardhshme të një tjetër sipërmarrjeje strategjike, Rishikimi i Strategjisë së Mbrojtjes Kombëtare. Konstruksioni i planifikimit të forcës është gjithmonë një pjesë themelore e një rishikimi të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes," tha Karlin. "Ajo që unë do të thoja tani është se ne kemi ende ushtrinë më të aftë në të gjithë botën."

Erërat për një stuhi të përsosur po ulërijnë si në Evropën Lindore ashtu edhe në Azi-Paqësor, ashtu si administrata e Biden, as edhe një vit i plotë në detyrë, është dobësuar nga efektet e një tërheqjeje kaotike nga një luftë 20-vjeçare në Afganistan dhe një pandemia e vazhdueshme që ka përkeqësuar ndarjet e mprehta politike në vend.

Në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka ngritur shqetësime lidhur me raportet për një ngritje ushtarake ruse përgjatë kufirit lindor të vendit të tij, pjesë të të cilit tashmë janë shpallur republika të shkëputura nga rebelët në linjë me Moskën.

E kërkuar për koment nga Newsweek , ambasada ukrainase në Uashington iu referua komenteve të Ministrit të Jashtëm Dmytro Kuleba në të cilin ai pohoi se Rusia "ka vendosur rreth 115,000 trupa, tanke, artileri, sisteme të luftës elektronike, njësi ajrore dhe detare përgjatë kufijve të Ukrainës dhe në Donbasi dhe Krimea e pushtuar” pa asnjë shpjegim të pranueshëm për shfaqjen e forcës.

Ukraina thotë se e ka bërë të qartë se konfliktin me separatistët prorusë në Lindje synon që ta zgjidhë vetëm me dialog dhe jo ushtarakisht. Por, ambicia e Putin nuk është Ukraina Lindore, por e gjithë Ukraina.

Prej 2014-s, kur u rrëzua Poroshenko shqetësimi i Moskës ka qenë i lidhur me orientimin properëndimor të Ukrainës dhe anëtarësimi i saj në NATO. Kjo ka rikthyer reminishencat e Luftës së Ftohtë, që pas zgjerimit të NATO-s në lindje, me Rumaninë, Bullgarinë, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë.

Në Lindjen e Largët, SHBA po i kundërvihet ambicies së Xi Jinping për ta rikthyer nën hegjemoninë e Pekinit ishullin e Tajvanit, edhe me forcë nëse diplomacia dështon. Kjo është demonstruar përmes stërvitjeve ushtarake dhe shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore dhe detare të Tajvanit nga ana e Ushtrisë Popullore Kineze.

Numri i trupave kineze pranë Ngushticës së Tajvanit është rreth gjysmë milioni, ose pesë herë më i lartë se numri i ushtrisë në gatishmëri të ishullit. Aksionet e Pekinit kanë gjetur mbështetjen e Moskës.

Forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve mund të gjendet edhe në Paqësor me stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe ngritjen e sistemeve të përbashkëta armatimi për t’iu kundërvënë atyre amerikane.

Si Rusia, ashtu edhe Kina e shohin SHBA si një ‘interveniste’ dhe kohët e fundit kanë kuptuar se forcimi i bashkëpunimit mes tyre është rruga më e shkurtër dhe mundësia më e mira që ta zbresë SHBA nga froni i superfuqisë së vetme globale. Kina percepton se sa më e paqëndrueshme të jetë bota, aq më shumë duhet të bashkëpunojë Rusia me Kinën. Sipas Kinës, ndëryhrja e SHBA-ve në punët e brendshme nuk është gjë tjetër veçse tetativë për përhapje influence duke përdorur demokracinë dhe të drejtat e njeriut si justifikim.

Megjithatë, krahas aleancës së ngushtë, Kina dhe Rusia kanë arritur të shamngin aleancën ushtarake të NATO-s, ku njëra palë zotohet të ndihmojë tjetrën ushtarakisht në raste krizash. Por kanë ditur të përdorin distancën e largët e krizave të Ukrainës dhe Tajvanit për maksimizimin e përfitimeve.

Dhe deri më tani, kjo taktikë po ja del me sukses, SHBA-ja është shpërqëndruar, aq sa dyshohet edhe për forcën e saj ushtarake. Aq të dyzuar janë vet amerikanët sa e vetmja gjë të cilës po i kushtojnë rëndësi është arma e tyre e vetme, jo ushtria, as influenca, por diplomacia. SHBA është duke shfrytëzuar të gjitha kompetencat dhe energjitë duke shmangur dy krizat e rivalëvë të saj më të mëdhenj. Një bllokim dy frontësh, a është skenari i cili po ‘fundos’ trumfin e superfuqisë amerikane?

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rrofte Amerika: 07/12/2021 10:37

    Anerika te veproje si ne Hiroshima dhe Nagasaki qe Rusia dhe Kina ta marrin mire vesh se kush eshte Amerika dhe fuqia e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)