Më shumë se 30 firma të njohura italiane dhe greke kanë marrë pjesë në hapjen e një qendre për demostrimin e pajisjeve dhe makinerive për hoteleri dhe guzhina ku dotë hapet edhe një shkollë profesionale në Fier.
I pranishëm ka qenë edhe ambasadori Italian në vendin tonë Massimo Gaiani, përfaqësues të Konsullatës italiane në Vlorë, përfaqësues të bizneseve shqiptare dhe të bashkive të qarkut të Fierit.
Ambasadori Gaiani pohoi se Shqipëria është një vend me energji dhe kjo qendër, është demostrim i asaj ç’ka përfaqëson bashkëpunimi i Italisë me Shqipërinë.
”Është një investim në kapitalin njerëzor. Italia merr impenjimin në formimin profesional. Kemi marrë financime e dua të deklaroj se dy janë prioritet për investime në agrokulturë dhe në turizëm. Dy sektore që edhe Italia i ka pothuajse njësoj, dhe ka shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve tona. Këtë vit hapet edhe 'Ekspo Milano' një sipërmarrje që përqëndrohet në promovimin e produkteve ushqimore. Në 'Ekspo Milano' do të hapet edhe një vend për Shqipërinë. Kjo qendër është edhe një apel për ata që kanë besuar e investuar. Një vlerë e rëndësishme e cila do të sjellë një të ardhme të sigurt falë pajisjve bashëkohore që do të sillen këtu”, deklaroi ambasadori italian.
Përfaqësues të firmave të ndryshme në Itali dhe Greqi, por edhe në Ballkan ofrojnë në këtë mënyrë garancinë që nëpërmjet investimeve të tyre, të ofrojnë mundësi për rritjen e turzimit në Shqipëri e sidomos në rajonin e Fierit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com