Bashkëshortit i humbi nga sytë papritur, në kërkim të 82-vjeçares humbur një muaj më parë në Gjirokastër

82-vjecarja nga Gjirokastra Dudie Tafili, rezulton e humbur që prej datës 3 qershor të këtij viti. Ka më shumë se një muaj që e moshuara doli nga banesa e saj në lagjen Zinxhira ngjitur me fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe nga ky moment nuk u ësua më asgjë për fatin e saj. 82-vjeçarja, doli atë ditë për të marrë pensionin që herët në mëngjes. Dy të moshuarit mësohet të kenë mbërritur në destinacion dhe për shkak të radhës së madhe në sportele, ka mjaftuar vetëm një fraksion sekondi që bashkëshortit ti humbasë Dudija nga sytë. Nga ky moment ai nuk e pa më bashkëshorten. Dudija mbeti vetëm e shoqëruar vetëm nga bastuni që mbante në dorë. Fakt të cilin e tregojnë këto pamje ku duket Dudia ndërsa ecën në qendër të qytetit, në rrugën “18 shtatori” deri tek ura e lumit Drino paralel me rrugën nacionale. Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë tregojnë se ajo mund të ketë ecur në këmbë drejt fshatrave të Antigonesë.

Pra që do të thotë se Dudia mund të ketë përshkruar një distancë prej afro 20 km, nga shtëpia e saj në lagjen Zinxhira, deri në vendin ku janë pikasur gjurmët e fundit të saj.

Familjarët kanë kërkuar kudo, por nuk kanë arritur në gjurmët e saj. Ata kanë bërë denoncimin në polici, por s’kanë gjetur gjë. E moshuara e cila i përket komunitetit rom jetonte në lagjen Zinxhira në një barakë bashkë me 5 fëmijët e tjerë. Familjarët kanë mundur të sigurojnë vetë këto pamje sigurie të cilët tregojnë itinerarin, që mund të ketë ndjekur e moshura atë ditë, që nuk ka mundur as të tërheqë pensionin dhe as të kthehet në banesë. Për shkak të motit të keq dhe shiut të rrëmbyeshëm familjarët ngrejnë dyshimet se dicka mund të ketë ndodhur më 82 vjecarin, pasi ka qenë i rrezikshëm për këtë të moshuar vendi ku është parë për herë të fundit pranë lumit Drino….

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre