Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa kërkon dëmshpërblim për vdekjen e legjendës së basketbollit Kobe Bryant. Vanessa kërkon qindra miliona dollarë  në një procesi gjyqësor kundër kompanisë së helikopterëve.

Vanessa fajëson pilotin Ara Zobayan, i cili ndërroi jetë së bashku me Kobe dhe vajzën e tij Gianna. Akuzat janë ngritur pasi ai nuk mori të dhënat e motit para se të niste helikopterin dhe se nuk anulloi fluturimin kur pa situatën.
“Si rezultat i vdekjes së Kobe Bryant dhe Gianna , Vanessa Bryant kërkon dëmshpërblim  ekonomik", shkruhet ne dokumentet e dorëzuara nga ajo.

Në dokumente gjithashtu shkruhet se piloti po udhëtonte me 180 milje në orë në mjegull.  Kujtojmë se Kobe Bryant bashkë me vajzën e tij Gianna ndërruan jetë gjatë një aksidenti ajror me helikopter në Kaliforni.