Bashkëshortja e Marselinos:
"Nuk di gjë për sekretet e tij"

Bashkëshortja e Marselinos:<br />
Marselino, djali 25-vjeçar nga Berati dhe bashkëshortja e tij Liljana janë prindër të një djali të vogël dhe dëshira për të jetuar bashkë në vendlindje bëri që Marselino të bëhet pjesë e reality show-t “Big Brother”.

Sivjet diskutimet më të mëdha lidhur me banorët po bëhen rreth sekreteve të tyre. Marselino është ndër më të diskutuarit dhe thuhet se ai fsheh faktin që dikur ka punuar si zhigolo.

marselino bb

E pyetur nëse bashkëshorti i saj më parë ka qenë zhigolo, ajo ka thënë: “Po ky është një sekret dhe, si i tillë, unë nuk mund ta zbuloj.” Ndërsa më tej Liljana ka thënë se nuk e di, se cili është sekreti që fsheh Marselino:“Kur e kam pyetur se çfarë sekreti ka për jetën e tij, ai më është përgjigjur që sekreti mbetet sekret”.

Duke folur për mediat shqiptare, ajo ka shtuar: “Normalisht që e di çfarë jete ka bërë, por kjo nuk do të thotë që duhet të jem unë ajo që i zbulon
gjërat. Njerëzit mund të hamendësojnë sa të duan.

Dikush mund të dalë e të thotë që di diçka mbi Marselinon, por nuk mund ta marrim për të mirëqenë atë që flitet”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës Shqiptarja.com

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë