Bashkëshortja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar për të cilin është raportuar në rrjetet sociale se ka një fëmijë të sëmurë, gjë që më pas solli edhe mbledhjen e një shume të konsiderueshme parash, uroi që të gjithë të arrestuarit të lirohen sa më shpejt.

“Shumë faleminderit për kontributin që keni dhënë për familjen tonë! Ju falënderoj nga zemra! Jam bashkuar me ju në protestë për bashkëshortin tim Altin Hila që të lirohet sa më shpejt, bashkë me gjithë ata që janë të burgosur sepse nuk e meritojnë të rrinë në burg! E meriton dikush tjetër, jo bijtë e nënave që kanë halle dhe dalin në protestë për të drejtat e tyre! Nuk e meritojnë çunat tanë të rrinë në burg, e meritoni ju!”, tha Hila.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestë kombëtare me diasporën! Tortë betoni për Ramën: Edhe 100 vite në burg! Protestuesit i sjellin në shesh arkivolin 'politik'