Për kryeministrin Rama, që sot feston ditëlindjen, protestuesit ‘kanë përgatitur’ një tortë prej betoni. Simbolika lidhet me investimin në Zvërnec pasi tortës i kanë vendosur edhe disa flamingo. Ndërsa në majë të tortës shkruhet “Shumë burg për ty!”
“Edhe 100 vite në burg!”, është ‘urimi’ i tyre. Torta ndiqet edhe nga një paradë flamingosh.
Lajmi kryesor:
Protesta kombëtare kthehet në ‘paradë’ simbolesh! Tortë betoni për Ramën, arkivol 'politik' e uniformë e burgu! Diaspora kërkon zgjedhje të lira, ‘Kryendrituri’: Kuvendi do dalë nga sheshi











