TIRANE - Nënkryetari i ri Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, tha sot gjatë një interviste në TV A1Report se aksioni i Bashkisë së Tiranës kundër romëve të kanaçeve vjen pasi ky aktivitet përbën një “rrezik për të gjithë”. Sipas tij, lëvizja e pakontrolluar e mbeturinave që “kanë një ngarkesë mikrobike të jashtëzakonshme” është shqetësuese.

Ndërsa vetë romët janë shprehur se aksionet e Policisë Bashkiake në fakt vijnë pasi mbeturinat që ato mbledhin përbëjnë lëndën e parë për biznesin e një njeriu të afërt të kryebashkiakut Lulzim Basha.

Gjatë intervistës me gazetaren Ola Bruko, ai hodhi poshtë akuzat për diskriminim të romëve nga ana e Bashkisë së Tiranës ndërsa shtoi se në këtë dikaster ata kanë në dispozicion një përfaqësues me të cilin mund të komunikojnë.

Vasili, i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), foli edhe për tema të tjera si Kodi Zgjedhor dhe çështja e imuniteteve. Ai shpjegoi se LSI nuk votoi Reformën Zgjedhore, rezultat i marrëveshjes mes PD e PS, pasi ajo nuk reflektonte kërkesat e partive të vogla. Ndërsa për heqjen e imuniteteve, konfirmoi votën pro të LSI-së më 6 gusht, bashkë me atë të aleatëve demokratë.


Ne cilesine e nenkryetarit te Bashkise se Tiranes si e vlersoni aksionin aksionin e policise bashkiake per te ndaluar komunitetin rom te mbledhe kanace neper konteniere?
Une besoj qe Bashkia e TIranes i ka dhene te gjitha shpjegimet e duhura per kete ceshtje. Une nuk do doja ta cilesoja aksionin, nje aksion kunder komunitetit Rom sepse nderkohe ka mjaft inisiativa qe e perjashtojne totalisht ceshtjet e diskriminimit gjinor. Mbledhja e kanacave neper kazanet e plehrave dhe qarkullimi i tyre ne qytet eshte nje rrezik per te gjithe, eshte nje levizje e pakontrolluar e mbeturinave qe kane nje ngarkese mikrobike te jashtezakonshme sidomos tani kur temperaturat shkojne 40 grade dhe te gjithe ne duhet te jemi te shqetesuar. Keto jane ceshtje te nje natyre tjeter, edhe ky eshte nje biznes si gjithe te tjeret, nuk di te gjej kufijte se sa i ligjshem dhe pa i ligjshem eshte ky por mendoj qe kjo me qetesine e duhur dhe pa keqkuptime dhe pa e fryre me shume sec duhet duhet te kete zgjidhjen e tij si problem. Sigurisht ne rast se do vinin emrin biznes duhet te ndreqet si i tille, dhe ne rast te kundert te zgjidhet ne forme te tille ku te mos kete asnje lloj abuzivizmi. Nuk gjej arsye pse duhet te kritikohet Bashkia e Tiranes.

Pse komuniteti rom nuk eshte pritur nga Bashkia e Tiranes per te marre pergjigje ne lidhje me aksionin e nderrmarre ndaj tyre. Ata duan te dine pse pikerisht tani ky aksion?
Ka nje moment te pare kur ka nje A1 Report, ka nje moment te pare kur i thuhet nje gjeje mjaft, ka nje moment te pare kur kapet nje kriminal pas disa krimeve pra ka gjithmon nje moment te pare. A duhet te kemi rregulla te barabarta per romin dhe qyetarin tjeter te Tiranes? Kesaj duhet ti qedrojme fort.

Kush duhet ti prese romet ne Bashkine e Tiranes?
Besoj se komuniteti rom ka te gjitha mundesite te pritet, ka nje drejtori te marrdhenieve me publikun operatoret e te cileve trajtojne me mijra ankesa, eshte nje drejtori qe une ndjek per menyren si funksion. Komuniteti nderkohe ka nje perfaqsues ne bashki pra nga pikepamja intitucionale kjo tregon qe nuk ka diskriminim. Cilido prej tyre mund te komunikoje me operatioret.