BERAT - Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Berat, i ka ardhur në ndihmë fëmijëve të komunitetit rom dhe Egjiptian, duke realizuar një projekt për krijimin e kushteve me qëllim që këta fëmijë mos të braktisin shkollën.
 
Shpërndarja e librave për këta fëmijë është konsideruar si një ndihmesë që familjeve të tyre u jepen në nisje të këtij viti shkollor, ku shpenzimet janë të papërballueshme.
 
Bashkia Berat në bashkëpunim me një grup shoqatash mundësuan blerjen e librave për rreth 130 fëmijë të komunitetit Rom dhe egjiptian.
 
“Nuk jam këtu thjesht dhe vetëm për të bërë një ceremoni dhe për të bërë një lajm por më shumë për të dhënë mesazhin që shoqëria duhet të bëhet me shumë solidare dhe të gjejë forma bashkëpunimi që njihen si praktika të suksesshme dhe krahas organizatave dhe krahas bashkisë, edhe bizneset t’u afrojnë familjeve të cilët nuk kanë mundësi financiare të blejë paketat e librave”-tha Fadil Nasufi.
 
Mungesa e librave ka bërë që shumë fëmije të komuniteteve rome dhe egjiptiane në disa të qytete të vendit të braktisin shkollën.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)