Bashkia e Tiranës, Sinjalistikë
rrugore pranë shkollave

Bashkia e Tiranës, Sinjalistikë<br />rrugore pranë shkollave
TIRANË - Në dhjetë blloqe banimi në Tiranë, por edhe pranë institucioneve arsimore, do të vendoset sinjalistika e munguar rrugore, kjo për të rritur sigurinë e jetës së qytetarëve nga aksidentet. Përfaqësuesit e bashkisë kanë vendosur sinjalistën e duhur në një nga akset rrugore të zonës së Tiranës së Re, pjesë e njësisë bashkiake numër 5, si dhe pranë shkollës "26 Nëntori". Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë, Nereida Hoxha, ka bërë të ditur se në këtë projekt përfshihen edhe disa rrugë kryesore ku mungon sinjalistika.  

“Ky projekt është kompleks, pra përveç plotësimit me sinjalistikë vertikale, që siç mund të shikohet janë tabelat që po vendosen, ka edhe elementë të sigurisë në shkolla, të cilat vijnë në vijim të projektit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e sigurisë në shkolla. Kjo synon jo vetëm vendosjen e sinjalistikës vertikale, por edhe gominave që shërbejnë për ngadalësimin e shpejtësisë.  Deri më sot janë plotësuar 5 blloqe me sinjalistikë vertikale dhe deri në fund të tetorit parashikohet që të mbarojë i gjithë ky projekt”- u shpreh drejtoresha e  Transportit dhe Lëvizshmërisë, Hoxha.

Vendosja e sinjalistikës pranë shkollave, ka ardhur edhe si kërkesë e vetë drejtuesve të këtyre instutcioneve, pasi rreth 14 shkolla kanë dalje në rrugët kryesore të kryeqytetit, dhe në jo pak raste janë shënuar edhe aksidente edhe me pasojë fatale për jetën si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjeteve që qarkullojnë pranë tyre.

Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp