Bashkia e Tiranës, kallëzim penal ndaj dy drejtuesve të Policisë së Shtetit
- Për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike pranë “Harry Fultz - TIRANE, 15 Gusht/ATSH/.- Bashkia e Tiranës ka depozituar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal kundër shtetasve Ardian Çipa, me funksion drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë dhe Gëzim Zhupaj, me funksion shef i komisariatit të Policisë nr. […]
Bashkia e Tiranes
- Për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike pranë "Harry Fultz -
TIRANE, 15 Gusht/ATSH/.- Bashkia e Tiranës ka depozituar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal kundër shtetasve Ardian Çipa, me funksion drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë dhe Gëzim Zhupaj, me funksion shef i komisariatit të Policisë nr. 3.
"Personat e sipërpërmendur akuzohen për shpërdorim detyre, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime dhe përmbushje të urdhrave arbitrare, bazuar në nenin 250 të Kodit Penal si dhe mosmarrjen e masave për pushimin e efekteve të veprimeve të jashtëligjshme, bazuar në nenin 251 të Kodit Penal", thuhet në një deklaratë për shtyp të bashkisë së Tiranës.
Bashkia e Tiranës akuzon personat e sipërpërmendur se, me veprimet dhe mosveprimet e tyre janë direkt përgjegjës për veprën e heqjes së lirisë të 5 personave, punonjës të Bashkisë Tiranë dhe për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e nyjes semaforike, pranë shkollës "Harry Fultz".
"Nuk është hera e parë që institucione të cilat ligjërisht duhet të jenë të depolitizuara, keqpërdoren politikisht, në thyerje të rëndë të ligjit, për të bllokuar Bashkinë e Tiranës. Rasti flagrant i bllokimit të bulevardit të Tiranës tregon shumë për luftën politike të paprinciptë që kryeministri Rama i ka hapur Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës", vijon deklarata.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës siguron të gjithë qytetarët e saj, se do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe misionin e saj kundrejt tyre, në bazë të ligjit dhe interesit më të lartë publik./m.m/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39