Bashkia e Tiranës ndryshon
pagat për një pjesë të punonjësve

Bashkia e Tiranës ndryshon<br />pagat për një pjesë të punonjësve
Bashkisë së Tiranës do t’i shtohen 78 punonjës të rinj. Në një projektvendim drejtuar Këshillit Bashkiak, propozohet që të shtohen 7 punonjës në qendrat sociale, 45 punonjës në Qendrën e Zhvillimit Ekonomik dhe Edukimit të Fëmijëve dhe 26 punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Puntorëve.

Gjithashtu është miratuar niveli i pagave për Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe për punonjësit e qendrave sociale. Pagat në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit varjojnë nga 30 mijë deri në 102 mijë lekë. Pagat për specialistët janë nga 35-55 mijë lekë, ndërsa pagat për inspektorët janë 55 mijë lekë. Pagat për përgjegjësit e sektorave janë 60 mijë lekë. Për çdo vit pune, ka shtesë mbi pagën prej 2%.

Ndërkohë pagat për punonjësit e qendrave sociale, janë nga 30 deri në 80 mijë lekë. Për punonjësit social, pagat do të jetë 34 mijë lekë. Për diplomat ka shtesë nga 10 mijë deri në 14 mijë lekë.

pagat bashkia tirane
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit

Durrës/ Sherr me thika në lagjen nr.6! I riu çahet në vetull dhe dërgohet në spital, policia në ndjekje të autorit