TIRANE- Bashkia e Tiranës në kuadër të aksionit “ të mbajmë pastër Tiranën” ka nisur pastrimin e vendgrumbullimit të paligjshëm te inerteve në kryeqytet. Janë 10 pika të nxehta të identifikuara, ku ka nisur pastrimi.
Gjatë muajit nëntor, i shpallur prej dy vitesh si muaji i pastrimit nga Bashkia e Tiranës, do të zhvendosen 200 metra kub inerte dhe hapësirat e zëna prej tyre do u kthehen qytetarëve. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka parë nga afër punën që po kryhet në një prej këtyre vendgrumbullimeve.
Gjithashtu janë identifikuar edhe 9 pika të tjera, aksioni për të cilat do të vazhdojë në ditët në vijim, deri në pastrimin e plotë të këtyre pikave inerte, të kthyera në problem. këto pika përbëjnë rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Si më problematike mund të përmendim rrugën “Haxhi Isuf Farka”, ”Osman Myderizi”, NSHRK, “Babë Rexha”, “Kongresi i Lushnjës”, rruga “Riza Cuka”, “Dritan Hoxha”, “Estref Frashëri”, rruga e Muzakëve dhe “Belul Hatibi” . Tirana përveçse përbën qytetin më të zhviiluar në Shqipëri përbën edhe një ndër më të ndoturit. Nga 31 pika të rrëzikshme që numërohen në vendin tonë 5 prej tyre janë në tiranë. Këto hapsira që do të lirohen do t’ju kthehen banorëve të Tiranës. Këto banorë, përveçse vuajnë mungesën e ambjenteve publike të zëna nga aktivitete të ndryshme, prej kohësh vuajnë edhe rrezikshmërine e ndotjes dhe infeksioneve të ndryshme që vjen nga këto pika problematike. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës ky aksion do të vijoje për ditë me radhë deri në një normalizim të situatës.
Prej kohësh qytetarët e Tiranës janë duke vuajtur rrëzikun e këtyre pikave të ndotura. Ky aksion dhe ai që do të përfshijë të gjithë Shqipërinë me datë 22 nëntor pritet që do të bëjnë një ndryshim të dukshëm duke grumbulluar një sasi të madhe mbetjesh urbane. Me 22 nëntor nuk do të bëhet vetëm grumbullimi i këtyr mbetjeve por edhe ndarja e tyre në të riciklueshme ose jo. Bashkia e Tiranës ka nisur këtë aksion paraprak që do të vijojë më pas me aksionin e madh i cili synon një Shqipëri të pastër dhe një shoqëri të ndërgjegjësur. Rreth 100 mijë vullnetar i janë bashkuar grupit të nismës “ të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.
Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com