Bashkia e Tiranës prezanton uebsajtin e ri për bibliotekat e lagjeve! Veliaj: Program financimi edhe për shkrimtarët e rinj që duan të botojnë librin e parë (VIDEO)

Nga sot, të apasionuarve pas librit u vjen në ndihmë një uebsajt i ri kushtuar bibliotekave të Tiranës: bibliotekat.tirana.al. I pranishëm në prezantimin e tij, në bibliotekën e rikonstruktuar “Hamit Beqja”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se bibliotekat e lagjeve janë hapësira qytetare, që po marrin vëmendjen e duhur me rigjallërimin e tyre, si dhe frekuentimin nga të rinjtë e qytetit.

Veliaj shtoi se hapja e bibliotekave të reja në lagjet e Tiranës dhe përdorimi i tyre për aktivitete rinore e shoqërore, po kthehet në një trend.

“Ndonjëherë, u japim më shumë vëmendje skandaleve të ditës, tallavasë dhe antivlerës, vetëm sepse bërtasin më shumë. Por, unë besoj se kudo, në çdo fushë, ka një shumicë të heshtur, që nuk bën zhurmë, por që përfaqëson konsensusin moral të shoqërisë. Bibliotekat, libri, hapësira të tilla qytetare, përfaqësojnë shumicën e shoqërisë”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, prandaj kemi një shans historik për ta kthyer qytetin tonë, por edhe rininë e Tiranës, në një kartolinë të asaj se çfarë është shoqëria jonë në realitet. Ai dha lajmin e mirë për shkrimtarët e rinj, pasi Bashkia e Tiranës do të krijojë një program të posaçëm për botuesit e rinj, duke ofruar mbështetje financiare.

“Për të gjithë shkrimtarët e rinj, dua të mendojnë pak si mund të hapim një program financimi për të botuar librin e parë ose librat e parë. Fillimi është gjithmonë i vështirë, sa të nxjerrësh kopertinën e parë me emrin tënd sipër, ndaj këtë detyrë mund ta marrim përsipër ne si bashki. Nëse ndihmojmë këto që hap një start-up ose biznes rinor, fare mirë mund ta bëjmë edhe për botuesit e rinj”, deklaroi Veliaj. 

Ai u shpreh se ndryshe nga vite më parë kur pronat publike ishin të zaptuara apo të pashfrytëzueshme, sot ato kanë marrë vëmendjen e duhur. Veliaj siguroi se në Tiranë do të vijojë hapja e bibliotekave të reja dhe e hapësirave të reja që do të shërbejnë si qendra rinore.

“Kur erdhëm në bashki, disa hapësira si kjo ishin kthyer në magazina. E e kemi luksin që këto hapësira t’i lëmë në gjendje të mjerueshme. Pra, a ka ardhur koha që edhe ne, si administratorë të interesit publik, t’ia dimë vlerën metrit katror në Tiranë, siç ia di privati? Ajo që duam të bëjmë, sidomos gjatë vitit 2022, është që shumë prej këtyre hapësirave t’i kthejmë në qendra rinore”, nënvizoi Veliaj. 

Në këto 6 vite, Bashkia e Tiranës ka hapur 9 biblioteka në lagje të ndryshme të kryeqytetit, të cilat shërbejnë edhe si qendra multifunksionale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë