Bashkia i “lë Tiranën” qeverisë
për festën e 29 Nëntorit

Bashkia i “lë Tiranën” qeverisë<br />për festën e 29 Nëntorit
Bashkia e Tiranës  ka publikuar listën e aktiviteteve për festat e nëntorit, por duke lënë jashtë datën 29 nëntor.
 
Kreu i Bashkisë e njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej kohësh nuk realizon asnjë aktivitetet në datën 29 nëntor e cila përkon edhe me e Çlirimit, pasi në Partinë Demokratike njihet vetëm festa e Pavarësisë në datën 28 nëntor.
 
Madje Bashkia e Tiranës ka ndërprerë festimet e Natës së Bardhë ose të Dritave të kthyera në traditë gjatë viteve të fundit në Shqipëri.
 
Aktivitetet nisin në datën 27 nëntor me premierën në Teatrin e Metropolit, “Shpërthimi i qenit” dhe vijojnë më pas gjatë ditës së Pavarësisë së Shqipërisë me datë 28 nëntor.
 
Festimet për datën 29 nëntor janë parashikuar nga qeveria dhe kulmimi i këtyre festimeve do të jetë koncerti i këngëtares britanike Jessie J.
 
Axhenda e aktiviteteve

27 nëntor:

ora 18.00 - Aktivitete për viktimat e komunizmit të ilustruara me pamje filmike dhe video

ora 19.00 – “Shpërthimi i qenit” (premierë)- teatri “Metropol”

28 nëntor:

Ora 10.00 - Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Ora 11.00 - Homazhe pranë bustit të Adem Jasharit

Ora 16.00 - Homazhe pranë shtatores të Ismail Qemalit

Ora 18.00 - Në universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisë së Tiranës me vepra nga kompozitorët më të mirë shqiptarë, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistë, Ramë Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nën drejtimin e Petrika Afezollit.

Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnë pa trokitur” - teatri “Metropol”, dramë shqiptare në kujtim të jetëve të sakrifikuara në ferrin komunist (hyrja pa bileta)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi