Bashkia Kamëz, 16 vjet masakër mjedisore në lumin Tërkuzë: Investigimi i Report Tv, rrezikohet jeta e banorëve

Bashkia Kamëz, 16 vjet masakër mjedisore në lumin Tërkuzë: Investigimi i Report Tv, rrezikohet jeta e banorëve

Prej 16 vitesh Bashkia e Kamzës po kryen një masakër mjedisore në lumin e Tërkuzës, ku në mënyrë të kundraligjshme depoziton mbetjet e saj urbane pranë rrjedhës së lumit. Sa herë rritet sasia e ujit, rrjedha e saj i merr me vete mbetjet dhe i shpërndan përgjatë gjithë shtratit deri në fshtatrat e Fushë Kujës.
 
Report Tv ka kryer një investigim për këtë fenomen, që sipas banorëve të zonës po i detyron të braktisin gjithçka dhe të largohen ku të mundin.
 
11 kilometra nga Tirana, në zonën e quajtur Zall Herr, ndodhet ky vendshkarkim mbeturinash i cili është shumë pranë lumit të Tërkuzës dhe shumë pranë banesave të kësaj zone.
 
Kamionët, siç shikohet në pamjet që sjell Report Tv kanë logon e bashkisë së Kamzës vijnë e shkarkojnë aty mbetjet urbane.
 
Lëvizjet e njerëzve brenda vendrrethimit të dampës, grumbulli i stërmadh i plehrave apo tymi që ngrihet nga djegia e tyre mund të vihen re edhe nga larg.
 
Mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese, janë disa prej objekteve që vëmë re përgjatë rrjedhës së lumit.
 
Prania jonë aty tërheq vëmendjen e banorëve të zonës, të cilën na ndihmojnë për të gjetur vendin e saktë të depozitimit të mbeturinave.
 
Ata shprehen se prej vitesh ankesat e tyre, edhe pse të vazhdueshme, nuk merren parasysh, e kjo ka sjellë kohë pas kohe dëme shëndetësore dhe ekonomike për banorët. 

"Na dhanë fjalën se do t'i groposnin. U bë rrethini, por si përfundim uji është i ndotur. Dhe kur këta i hapin mbeturinat me traktor, nuk rrihet te shtëpia nga era që vjen", thotë një prej banorëve. 

"Fëmijët kanë pasur probleme me mushkëritë. Zonë së fshatit Çerek i është ndotur komplet uji i pijshëm", thanë banorët.  
  
Vetëm 10 metra larg vendit ku depozitohen mbetjet urbane ndodhet një banesë. Edhe pse nuk do që të identifikohet në kamera, zonja e shtepisë na tregon pasojat që i solli ndërtimi i dampës.

Uji në çezmën e tyre prej vitesh shkon i ndotur dhe ankesat deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.
 
E moshuara tregon se detyrohet të gjejë zgjidhje alternative për ujin, pasi ai që vjen nga pusi i saj është i ndotur dhe i papërdorshëm. 

"Qëkur u futën plehrat, mu prish pusi. Me çfarë të jetoj unë? Ku të shkoj?", thotë ajo. 

[gallery]21515[/gallery] 

Po çfarë ndodh në vendshkarkimin e mbetjeve urbane?

I drejtohemi për ta parë nga afër dhe punonjësit e ngarkuar për sigurinë e këtij vendgrumbullimi të plehrave tentojnë të konfliktohen me grupin e xhirimit të Report Tv.
 
Lëvizim që aty përgjatë rrjedhës së lumit të Tërkuzës për të parë pasojat e këtij fenomeni.
 
Gjatë sezonit të shirave, rrjedha i merr dhe i shpërndan mbetjet urbane gjatë gjithë shtratit, duke i bërë të papërdorshme tokat bujqësore përreth tij.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë