Bashkia e Krujës do të realizojnë investime në kultet fetare. Premtimi është bërë nga kandidati i djathtë për bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha.
“Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është një vlerë e kombit e tonë e cila na dallon dhe na nderon”. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha, i cili së bashku me besimtar të shumtë katolikë e myslimanë ishin në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.
Të pranishëm në këtë vend të shenjtë ishin qytetarë të shumtë nga mbarë vendi, të cilët uruan njëri -tjetrin për më shumë begati dhe dashuri. Kandidati i djathtë gjatë bashkëbisedimit me besimtare pjesëmarrës në këtë pelegrinazh u njoh nga afër me shqetësimet e tyre, ndërsa u zotua se vëmendja e bashkisë për kultet dhe komunitet fetare do jetë më e madhe.
/Shqiptarja.com